
Një koment i shkrutër …
Ka një ndryshim thelbësor midis atij që fiton për të jetuar dhe atij që jeton për të fituar. Ndryshimi qëndron në vlerën që ti i jep jetës dhe ekzistencës tënde: për kë ti jeton? Për kë ti ekziston? Për kë mundohesh dhe lodhesh?
Pa shumë teori: më bien ndërmend nëna e baballarë, gra e burra që punojnë pareshtur për familjen dhe fëmijët e tyre e çdo gjë që fitojnë e vënë në shërbim të jetës. Në fund të ditës këta njerëz e bëjnë gjumin e qetë dhe marrin bekimin e Hyjit e mirënjohjen e njerëzve. Kthehen nē busull morale për secilin prej nesh. Kjo do të thotë t’i japësh vlerën e duhur jetës dhe ekzistencës. Dhe t’i shërbesh Hyjit!
Të dielë të bukur!
D. Gjergji