Kategori
Uncategorized

NUK EKZISTON NJË KISHË TË PËRSOSURISH …

Historia e Mateut, një mëkatar publik, festa e të cilit është sot, është shembulli më i bukur se si Hyji nuk dëshiron dënimin, por shëlbimin, jo vdekjen, por jetën. E po ashtu na tregon se nuk ekziston një kishë të përsosurish, por Kisha e tij është Kisha e njerëzve në rrugëtim drejt përsosjes ose më mirë drejt përmbushjes.

Kisha është një bashkësi mëkatarësh që besojnë se dashuria e Hyjit është gjithnjë më e madhe se mëkati i njeriut. Kush kërkon një Kishë të përsosurish, të pamëkat, nuk kërkon Kishën e Hyjit, por një kishë të tijën. Kërkon një kishë që përjashton dhe jo një Nënë që fal dhe përqafon çdo njeri.

Mateu do ta tradhëtojë Jezusin edhe pasi ai kishte vendosur t’i shkonte nga pas, sepse do ta lërë atë vetëm mbi kryq, ashtu si Pjetri e të tjerët. Po ashtu Mateu do të mbyllet nga frika për jetën e tij bashkë me nxënësit e tjerë të Jezusit. E megjithatë dashuria e Hyjit është gjithmonë me të dhe tejkalon çdo pengesë.

Ashtu si Mateun kjo gjë më mbush me shpresë edhe mua, një ndër gjymtyrët mëkatare të kësaj Kishe.

Mbrëmje të bukur!

d. Gjergji

Foto: Thirrja e shën Mateut – Caravaggio

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s