Kategori
Uncategorized

Ish-Zv/sekretari amerikan: Po, SHBA-të gabojnë me vendime të nxituara!

Kjo ishte tema e emisionit Çim Peka Live mbrëmjen e së hënës ku i ftuar në një intervistë ekskluzive nga Washingtoni ishte ambasadori Robert Xhozef, ish-nën Sekretar Shteti për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ambasadori Xhozef tha se Irani prej 40 vjetësh është kthyer në sponsorizues të terrorizmit global teksa dha shembuj të rolit të Teheranit në sulme të tilla në Europë.

Gjithashtu, gjatë intervistës ambasadori Xhozef pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë prova se kanë gabuar në të kaluarën me vendime të nxitura, teksa solli në vëmendje kur Uashingtoni shpalli MEK-un organizatë terroriste.

Kjo ka qenë për një periudhë të caktuar kohe dhe më pas janë hequr nga ajo listë. Nuk kishte arsye të qenësishme përveç refuzimit politik dhe paqëtimit dhe refuzimit të sistemit që i bëri të hynin në këtë listë. SHBA dhe shumë vende të tjera kanë mbështetur politika për të zbutur regjimin iranian por kjo ka shkaktuar një sjellje edhe më të keqe, edhe terrorizëm“, tha diplomati amerikan.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Pyetja është në vijim të kësaj. A gabojnë SHBA-të, është pyetja konkrete?

Robert Xhozef: 

Këndvështrimi im është se ka qenë gabim që MEK të listohej si organizatë terroriste.

U bë në mënyrë të përshpejtuar dhe u bë për të qetësuar regjimin, që regjimi të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me SHBA-të dhe Perëndimin për çështjet rajonale dhe bërthamore.

Format për të qetësuar një pushtet kanë dështuar dhe në këtë rast kur dështuan MEK doli nga lista e organizatave terorriste.

Kjo u bë me vendimet e gjykatës dhe Kongresit. MEK ka mbështetës të fuqishëm. Terrorizmi nuk mund të justifikohet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s