
Po lexoja lajmet per "kuponin tatimor" dhe "kasat fiskale",lajme ku Edi Rama mburrej se e ka bere Shqiperine "ti bie era shtet!"
…Me kapi nje e qeshur me keto mburrjet e Edi Rames sepse mu kujtua se si u ka bere bisht vetë Edi Rama taksave te shtetit francez kur shiste skica në Montmartre,Paris!…
Ka qëlluar të jem në Paris në kohen kur Edi Rama dilte e shiste skica te Kulles Eifel në Montmartre…Eshte fjala per atë kohen kur Edi Rama jetonte në Paris duke shitur skica në rruge…
Kohe per te cilen Fatos Nano e ironizonte duke i kujtuar "thonjtë e pisët te azilit"…Ngaqë Rama rrinte duke bere skica per turistet gjithë ditës,doemos qe karboni i mbetej ndër thonj…

Qelloi qe ndalova në Paris atë kohë,isha duke shkuar per në Angli…rrugen e pata bere me tren qe nga Italia deri në Paris…Ne Paris do merrja trenin Eurostar per Londer…
Nuk ka nevoje te them se çdo njeri kur shkon në Paris,pavaresisht sa here ka qene atje,prape ka deshirë qe ta shikoje kete mrekulli te qyteterimit boteror…
Sa mberrita në Gare du Nord menjehere dola jashte dhe u nisa në kembe nga stacioni per te Kulla Eifel…
Eshte nje shetitje e rralle,nga Gare du Nord njeriu ecen disa bulevarde madheshtore,kalon nga Kisha e famshme,Bazilika e Zemres se Shenjte,(La Basilique du Sacré-Coure de Montmartre),kalon neper Montmartrene e famshme,ecen bregut te Senes dhe permes Uren se Jenes,(Pont d'Iéna) del te Kulla Eifel…Çdokujt qe ka vizituar Parisin i ka rene në sy numri i madh i piktoreve qe shesin punimet e veta rrugeve në kete zone…Sidomos afer Montmartre zone qe eshte magnet turishtesh!
Si admirues i artit figurativ gjithmone ndaloj dhe shikoj punimet e artisteve qe shesin në rruge…
Ndalova në Montmartre duke shikuar punimet në nje tezge…Ne moment shitesi u hodh duke me ofruar çmimet e punimeve,nje skice me laps ishte 400 franga,atehere flitej me franga nuk kishte here ende euroja…
I thashe qe vetem po shikoja e s’doja te blija gje!Shitesi u ngrys dhe u kthye nga nje tjeter shites në te majte dhe ja keputen shqip :
-“Oh çna e çanë …menderen keta tipat që vetëm shikojnë e nuk blejne!”…
Une nuk u permbajta e qesha me te madhe!Duke qeshur i them :
-“Mos u bëj nervoz shqipe!”…
Mbeti keq dhe nisi te shfajesohej se kishte familjen për të mbajtur,se nuk dilte aty per qejf!…Normal vella i them te kuptoj mos u merakos!
-“Kam punuar piktor ne Kinostudio dhe Radiotelevizon!”-me tha…

Biseda na u nderpre se erdhi nje tourist dhe bleu nje skice…per 500 franga!
As fature as gje prej gjëje…
-“Nuk eshte aq e lehte sa duket!”-vazhdoi piktori,-“Nuk na e lënë vendin xhandaret franceze!…
Sepse kjo qe bejme në eshte e jashteligjshme!
Keshtu qe kemi mbetur duke luajtur kukafshehurazi me xhandaret!”…

Mu kujtua ky moment sidomos kur po shikoja nje karikature me kete temen e “kasës fiskale” nga mjeshtri Bujar Kapexhiu…
Edi Rama në Tirane do te penalizojë shitesit e rrugës per nje gje qe e ka bere vete në Paris!?
ILIR SECI

(Karikatura eshte e mjeshtrit Bujar Kapexhiu.)