Kategori
Uncategorized

Greqi : Nga 211 shqiptarë viktima, 97 i ka vrarë policia

Shpetim Zinxhiria / Gazetar Athinë

Sot përvjetori i 18-të i vrasjes së 20-vjeçarit Gramoz Palushi.

Djaloshi 20-vjeçar nga Kukësi është viktima e 121 nga 211 të vrarë deri më sot, ku 97 i ka vrarë policia

Vrasja e Gramoz Palushit ndodhi më 4 shtator 2004 në Tsilivi, një fshat në Zakynthos të Greqisë, kur 20 vjeçari shqiptar Gramoz Palushi, i cili po festonte fitoren e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke, u vra nga një grek .

Kjo ngjarje shkaktoi protesta të shumta në disa qytete në Greqi dhe Shqipëri. Autori i vrasjes, Panagiotis Kladis, fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm, por më pas dënimi i tij u zvogëlua në 22 vite nga një gjykatë greke në fillim të vitit 2010.

Më 4 shtator 2004, pas fitores së Shqipërisë ndaj Greqisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006, Gramoz Palushi, vëllai i tij dhe një shqiptar tjetër u sulmuan në ishullin Zakynthos nga Panagiotis Kladis dhe një grek tjetër.

Gramozi u qëllua për vdekje me thikë në bark nga Kladis, kurse dy shqiptarët e tjerë u plagosën. Policia greke arrestoi dy autorët e këtij sulmi.

Në vitin 2006, Kladis u dënua me burgim të përjetshëm kurse katër vite më pas dënimi i tij u shkurtua në 22 vite burgim. Bashkpuntori i tij u dënua me dhjetë muaj burg dhe tre vite të tjera lirim me kusht.

Drejtësia liron pas 6 muajve dhe autorin e vrasjes, duke mos thyer ende tabunë në këtët vend për të tilla vrasje ku vrasesi nuk ndëshkohet.

Por ne kemi detyrën që të kujtojmë Gramozin, të cilit ëndrrat iu prenë në mes nga thika e ksenofobisë. Sot Gramozi duhej të ishte 38 vjeç.

Një shkollë e mesme në Babru te Paskuqanit mban e mrin e tij, një vlerësim bërë nga shteti shqiptar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s