
Profesor Xhuzepe Katapano #GiuseppeCatapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, duke bërë të drithërohen nëpër dekada shumë shkencëtar që janë marrë apo merren me studimin e antikitetit.
Katapano u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre.
Jo pak por mbi 40 vjet iu deshën profesorit të nderuar për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm, i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe me mjeshtëri nga Qemal Velija.
Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte.
Prof. Katapano hedh poshtë apo përmbys traditën shkencore, që e paraqet qytetërimin nilotik si një fryt kryqëzimesh mes 4 racave. Duke u ndalur tek etimologjia e emrit të Thot-it Prof.
Katapano shpjegon, se emri përkon me kuptimin e vet burimor: thot, veta e tretë e të tashmes dëftore të foljes shqipe thom, thua, thot’.

Thot-i, sipas Prof. Katapano është krijuesi i hieroglifëve.
Ai e ka ndërtuar alfabetin hieroglifik fonetik duke pasur si çelës gjuhën shqipe.
Në këtë aspekt zanafilla e ilirishtes zbret në kohë mjaft më të hershme se ato që Historia ka përcaktuar; të dhëna që duhet të rikthehen në neolitik dhe ndoshta edhe në kohë të mëparshme, të afërta me origjinën e qytetërimit të Nilit, i cili, sipas rezultateve më të kujdesshme të hulumtimeve të fundit dhe studimeve të kryera, fillon me zhdukjen e Atlantidës (rreth 12.000 vjet më parë); epokë në të cilën duhet të vendoset pashmangshmërisht shfaqja e parë e vërtetuar e Thotit në Egjypt.
Pikërisht, kjo e bënë të pashmangshme korrigjimin e të dhënave historike, korologjike, etnologjike, filologjike, me shumë rëndësi…