Kategori
Uncategorized

Pse shqetesohet autori i Krimit Erjon Veliaj /

Nga Adriana KALAJA

Të gjithē jeni informuar për krimin e rëndë të ndodhur më datë 12 gusht në Tiranë, ku shtetasi Qani Muça qëlloi punonjësin e IMT-së.

Në fakt z. Muça thjesht shkrepi këmbëzën.

Punonjësin e IMT-së e qëlloi Erion Veliaj për qëllime korruptive të ndërtimit të një kulle në atë pronë.

Ndërkohë që qytetarin e ndershëm Qani Muça e kthen në “vrasës”, vrasësi i vërtetë Kryebashkiaku pastron paratë e krimit dhe pastaj i ndan me miqtë e tij kriminelë.

Pse e them këtë?

Pas ngjarjes vrasësi i vërtetë Veliaj është kapur në panik të madh për të manipuluar provat dhe ngjarjen e rëndë.

Madje në disa prej tyre është kërkuar ndryshimi i kronikës.

Pse banditin Veliaj e shqetësonte ky fakt?

Sepse dispozita ligjore parashikon se nuk mund tē dilet me një vendim prishje të një prone pa një vendim përfundimtar të ASHK-së ose Kadastrës.
Po kështu, mafiozin Kryebashkiak e shqetëson fakti se kjo pronë është shembur për të ndërtuar një pallat nga një privat, mik i tij (dhe për këtë provat do i keni shumë shpejt), dhe jo për interes publik siç pretendon ai.

Dhe në këtë presion mediatik, dikush tërhiqet por dikush ruan dinjitetin dhe lartësinë e detyrës.

Nuk e di pse mu kuktua ajo shprehja popullore se: ”Kur nuk shkon Muhamed te Mali, shkon Mali te Muhamedi”.

Mbase mund të më procedojnë sërish penalisht për këtë shprehje popullore si në rastin e parë, por le të shohim provat më mire.

Dokumenti i mëposhtēm është vetëdeklarimi që ka bërë viktima Qani Muça që në vitin 2005.

Në këtë kuadër pyetjet që unë kam për Kryebashkiakun mafioz Veliaj jane:

  1. 🔻Pse ushtron presion nëpër media që të mos dalë si fakt se prona ka qënë në proces legalizimi?
  2. 🔻Pse i është ofruar hyrje viktimës Qani Muça nga ndërtuesi nëse ai nuk do ishte pronar i ligjshëm?
  3. 🔻Përse i është ofruar hyrje viktimës Qani Muça, nëse aty nuk do ndërtohej pallat por rrethrrotullim?

Derisa të kujtohet SPAK, e derisa unë të nxjerr provat e tjera lidhur me këtë ngjarje, ka kohë plot Autori i Krimit Veliaj të përgjigjet.

Ajo që më shqetëson mua është fakti se a do ketë vite jete që do t’i duhet të kalojë në burg këtij banditi për aq shume krime e korrupsion që ka bërë?

Të presim e të shohim.

Shtatori do të jetë më i nxehtë se piku i verës.

Ups se harrova.

Mbase dhe pasoja e Covid.

T’i thotë dikush “gazetares” Klodiana Lala që kronikat rë mos i bëjë sipas sms-ve të Veliajt.

Kishte shumë të pavërteta kronika për ngjarjen.

Nëse do i japim edhe ndonjë provë.

Prova për të tërë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s