Në daç beso në daç moho!

Në daç beso në daç moho!
Kam përunjur më dy gjunjë
Në mes të sheshit djallin vet
Ai me shpatë e hile djalli
Unë me një zemër të sinqertë…
Në daç beso, në daç moho
Ti gjysmëdjall që i ngjan veç vetes
Në daç afrohu dhe provo
Tehun e shpatës së një zemre…
Kam përunjur e kam mposhtur
Me turp, në shesh, në djall të zi
Falë Atij që më jep forcën
Dhe sa herë vdes, më ngjall sërish…
Zurich 10/08/2022
S.A