Kategori
Uncategorized

MOS PËSHTYNI NË FYTYRËN E NËNËS SUAJ

Edhe kur ngecni në ashensor, shajeni Shqipërinë!

Edhe kur ju prishet brava e derës, edhe kur ju digjet një llambë, edhe kur s’ju punon si duhet rubineti i dushit, edhe kur ju mbytë zagushia, edhe kur lodheni për të gjetur vend parkimi, mos mendoni dy herë që ta shani Shqipërinë! 
Edhe kur tradhtoni njëri tjetrin, edhe kur burrin apo gruan e kapni me dikë, e më pas ju kap sedra e të parëve e rrëmbeni armën për të venë nderin në vend, shajeni Shqipërinë! 
Edhe kur ju kap menopauza a impotenca, edhe kur ju neveritet burri, edhe kur s’bëheni për grua, shajeni Shqipërinë, se në fund të fundit, stresi i saj ju stopon. 



Edhe kur Shqipëria drejtohet nga qeveritarë të padenjë, mos e shtyni më tej! I lini të qetë ata se fundja një lugë përshesh po hanë, dhe shani vetëm Shqipërinë!

Edhe kur turma politikanësh vjedhin sa mundin, e mendoni këtë gjë si një rit i lashtë i fisit tuaj, dhe shani vetëm Shqipërinë.

Edhe kur ju kap kapsllëku nga ushqimet pa cilësi, edhe kur ju bezdisë e lehura e qenit nga ballkoni përballë, nuk keni kë të shani tjetër veç Shqipërisë!

Nëse kur shkoni tek ata, i gjeni thjesht një grumbull dheu si kube, hidhni ca pika loti dhe mallkoni Shqipërinë, se ata nuk i treti malli juaj, po thjesht Shqipëria.

Harrojeni dhe faktin se të paktën, ajo pra Shqipëria, do t’i mbajë përjetësisht në gjirin e saj, po juve nuk ka çfarë ju duhen këto trille poetike dhe shajeni Shqipërinë! 

Shajeni Shqipërinë, duke e mallkuar se Shqipëria nuk bëhet!

Mendoni se vërtet ju jeni pordhë e madhe që të bëni dhe filozofin, dhe mund të flisni për mijëra vite që kanë ikur dhe mijëra të tjerë që do vinë më pas.

Shajeni Shqipërinë pa pasur arsye të mendoni filozofira koti, si përshembull se Shqipëria (nëna), as bëhet, e as nuk bëhet, po Shqipëria( nëna), thjesht të bënë!

Dhe pasi ta shani sa të mundeni, pasi ta keni konsumuar fjalorin tuaj sharës, deri në masturbim, ktheheni dhe njëherë kokën, e në inat e sipër, i hidhni Shqipërisë një gurë, a një pështymë në fytyrë.

Mos u druani ta bëni këtë! Të jeni të bindur se ajo nuk do ua kthejë, as gurin, as pështymën!

Do vijë një ditë që një zë qiellor do ju pëshpëritë si verdikt i pamëshirshëm dënimi:

E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë të sikletshëm që mund t’ju ndodhë, kudo që të jeni, vite më vonë.

E folura juaj do t’i ngjajë një lutje në boshllëk, sepse nuk keni më kohë as të sqaroheni, as të justifikoheni.

Gjithçka është e kotë. Nuk ju dëgjon askush!

Ju keni pështyrë në fytyrë nënën tuaj!

Për fatin e tuaj të keq, ky verdikt vazhdon edhe matanë gardhit.

E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë, sepse do ju shfaqet si fantazmë edhe nën dhè!

spot_img
Shkrim nga Sokrat Habilaj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s