Kategori
Uncategorized

Çfarë i bashkon Sorosin, Grenellin dhe Ramën me Vuçiç? – Nga Pr/ Enver Bytyçi

Pr / Enver Bytyçi

Richard Grenell gjatë një fjalimi në Universitetin e Beogradit u deklarua dje në tri pika sa i përket Kosovës:

🔻1) Tha se pengesë për dialogun Kosovë-Serbi është qeveria Kurti dhe Bashkimi Europian;

🔻2) Kërkoi që KFOR-i të largohet nga Kosova (s’ka çfarë ai bën më aty);

🔻 3) Rekomandoi që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës (si kusht pët integrimin në BE)

D.m.th. ish-shefi i madh i shërbimeve sekrete amerikane në administratën Trump dhe ish-negociatori midis Thaçit e Vuçiç për ndarjen e Kosovës, nuk ka hequr dorë nga qëllimet e tij. Me këtë deklaratë ai kërkon t’i hapë rrugën ose rikthimit të sovranitetit të Serbisë në Kosovë, ose ndarjes së saj.

Gjithmonë ambasadori Grenell ka qenë në këtë linjë. Por në këtë referim në Beograd ishte më konçiz, më i qartë, më i prerë, më i hapur. Jo si në kohët kur përgatiti projektin e marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve dhe i nisi dy presidentët, Thaçi e Vuçiç, për nënshkrim në Uashington. Ndërkohë që pas dështimit thoshte se “nuk kam parë asnjë projekt të tillë”. Atëherë përpiqej të mashtronte. Ditën e djeshme nga Beogradi e hoqi maskën.

❗️Po pse Grenell është kaq proserb?

🔻Sepse ai është edhe prorus.

🔻Sepse në filozofinë e tij politike SHBA duhet të bashkohet me Rusinë kundër Europës.

Richard Grenell gjithë inatin e mllefin e ka me Bashkimin Europian dhe me Europën në përgjithësi.

Historia e tij antieuropiane është shpalosur gjatë viteve që shërbeu si ambasador i SHBA në Gjermani.

Ato vite ai mbështeti ekstremin neofashist për t’u konsoliduar.

Mbështeti të gjitha forcat e ekstremit të djathtë e të majtë në Europë, me qëllim shpërbërjen e Bashkimit Europian.

Ishte kjo një veprimtari në pajtim të plotë me doktrinën antieuropiane të Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin.

🔻Ambasadori Grenell punoi me ngulm për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi. Donte me çdo kusht që të rikthente politikat e vjetra të Luftës së Ftohtë dhe ta detyronte Europën të strukej diku në një qoshe nga frika e hijes së një lufte bërthamore.

🔻Kjo lidhje e tij ka shkuar aq larg, sa në rastin e sulmeve ushtarake të Kremlinit kundër Ukrainës të marrë anën e presidentit Putin.

Nuk e di çfarë duhet më shumë për të kuptuar faktin se Richard Grenell është antieuropian dhe prorus. Duke qenë prorus, ai nuk mund të mos jetë edhe proserb.

Si rregull, do të thosha se kjo aksiomë vlen edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është proserb shumë më tepër sesa i tillë është Grenell, ose së paku po aq sa ai

Deklarata e Grenell në Beograd për të fajësuar Albin Kurtin dhe BE-në, për të arsyetuar të drejtën serbe mbi Kosovën dhe për të implementuar “këtë të drejtë” përmes largimit të KFOR-it nga Kosova, nuk është larg deklaratave të Edi Ramës në mbrojtje të Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë e merr gjithnjë në mbrojtje sivëllaun e tij në Beograd. E justifikon atë kur nuk i vë sanksione Rusisë, në solidarizim me SHBA dhe BE.

Nëse dikush e ka parë një video të Aleksandër Dugin, i cili konsiderohet si truri i Vladimir Putin, kupton lehtë dhe qartë se Edi Rama përdor të njëjtën gjuhë në mbrojtje të presidentit të Serbisë dhe justifikimit të tij për qëndrimin prorus.

Dugin dhe Edi Rama i referohen njëri-tjetrit kur është puna për të justifikuar qëndrimin serb ndaj Moskës në rastin e sulmeve të saj kundër Ukrainës. Të dy kërkojnë të lavdërojnë Beogradin pse nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë.

Të dy kërkojnë mirëkuptim, duke përmendur traditën historike të marrëdhënieve Rusi-Serbi e kështu me radhë.

Ambasadori Grenell është në të njëjtën linjë. Por është interesant se si bashkohen ekstremet. Sepse mendohet se Goerge Soros dhe interesat e tij financiare janë ndërmjetës në marrëdhëniet e ngushta Rama-Vuçiç.

E Grenelli i përket një administrate amerikane anti-Soros.

Si është e mundur që të dy palët në kundërshti ekstreme me njëra-tjetrën mbështesin Serbinë dhe lidhjet e ngushta Rama-Vuçiq?

Si është e mundur që Soros nga njëra anë është i shpallur si armik i Putin mbështet aleatin e presidentit rus në Ballkan, Serbinë?

Paraja, paraja zotëri.

What unites Soros, Grenell and Rama with Vucic? – By Prof. Enver Bytyçi

Enver Bytyçi

Richard Grenell, during a speech at the University of Belgrade, declared yesterday on three points regarding Kosovo:

🔻1) He said that the obstacle to the Kosovo-Serbia dialogue is the Kurti government and the European Union;

🔻2) He demanded that KFOR leave Kosovo (there is nothing he does there anymore);

🔻3) He recommended that Serbia should not be asked to recognize Kosovo (as a condition for EU integration). i.e. the former chief of the American secret services in the Trump administration and the former negotiator between Thaçi and Vucic for the division of Kosovo, has not given up his goals.

With this statement, he seeks to pave the way for either the restoration of Serbia's sovereignty in Kosovo, or its separation. And when he asks for KFOR to leave Kosovo, he means that he is trying to make it easier for Belgrade to realize this project: It's hard, it's hard! Oh, with talks and agreements, or with war!

Ambassador Grenell has always been on this line. But in this reference in Belgrade, he was more concise, clearer, sharper, more open. Not like the times when he prepared the draft agreement for the exchange of territories and sent the two presidents, Thaçi and Vucic, for signature in Washington.

Meanwhile, after the failure, he said that "I have not seen any such project". Then he tried to cheat. Yesterday he took off his mask from Belgrade. I consider this a positive approach of his. At least remove the masks. Not like Edi Rama who stays with Aleksandër Vučič for 29 days and nights and in order to deceive the Albanians on the 30th day he says a good word about Kosovo.

But why is Grenell so pro-Serbian? Because he is also pro-Russian. Because in his political philosophy, the US should unite with Russia against Europe.

Richard Grenell has all his anger and anger with the European Union and with Europe in general.

🔻His anti-European history unfolded during his years as US ambassador to Germany.
Those years he supported the neo-fascist extreme to consolidate. It supported all the extreme right and left forces in Europe, with the aim of disbanding the European Union. This was an activity in full agreement with the anti-European doctrine of Russia and its president, Vladimir Putin.

Ambassador Grenell worked diligently to strengthen US-Russia relations. He wanted at all costs to restore the old policies of the Cold War and force Europe to cower somewhere in a corner for fear of the shadow of a nuclear war. This connection of his has gone so far that in the case of the Kremlin's military attacks against Ukraine, he took the side of President Putin.

Ambassador Grenell was the instigator of the withdrawal of American troops from Germany and threatened to withdraw American troops from Kosovo during the Kurti 1 government period. I don't know what more is needed to understand the fact that Richard Grenell is anti-European and pro-Russian.

Being pro-Russian, he cannot but also be pro-Serb. As a rule, I would say that this axiom also applies to the prime minister of Albania, Edi Rama, who is much more pro-Serb than Grenell is, or at least as much as he is.

Grenell's statement in Belgrade to blame Albin Kurti and the EU, to justify the Serbian right over Kosovo and to implement "this right" through the departure of KFOR from Kosovo, is not far from Edi Rama's statements in defense of Vucic.
The Prime Minister of Albania always defends his brother in Belgrade. It justifies it when it does not impose sanctions on Russia, in solidarity with the US and the EU. If anyone has seen a video of Aleksandër Dugin, who is considered the mastermind of Vladimir Putin, he easily and clearly understands that Edi Rama uses the same language in defense of the president of Serbia and his justification for his pro-Russian stance.

Dugin and Edi Rama refer to each other when it comes to justifying the Serbian position towards Moscow in the case of its attacks against Ukraine. Both seek to praise Belgrade for not imposing sanctions on Russia. Both seek understanding, citing the historical tradition of Russian-Serbian relations and so on.

Ambassador Grenell is on the same line. But it's interesting how extremes come together. Because it is thought that George Soros and his financial interests are mediators in the close relationship between Rama and Vucic.

And Grenelli belongs to an anti-Soros American administration. How is it possible that the two parties in extreme opposition to each other support Serbia and the Rama-Vučić close ties? How is it possible that Soros, on the one hand, is declared an enemy of Putin and supports the Russian president's ally in the Balkans, Serbia?

🔻Money, money sir.

Everything in this world is done for money. Money unites, but also divides people, in this case the extremes. Soros, Rama and Grenelli are no exception. And where the money is, the right runs away. You have to be very quick to catch it.

🔻https://flasshqip.ca/opinione/blog/7344-cfare-i-bashkon-sorosin-grenellin-dhe-ramen-me-vucic-nga-enver-bytyci?fbclid=IwAR3h7kdbBbzoUrblfAGw3n2ZdMG1l7xZ-12L6m3BN2GaibWlUQKVK4BaXBE

🔻https://lecanton27.ch/cfare-i-bashkon-sorosin-grenellin-dhe-edi-ramen-me-aleksander-vuciq/

🔻https://www.botasot.info/opinione/1840769/cfare-i-bashkon-sorosin-grenellin-dhe-edi-ramen-me-aleksander-vuciqin/?fbclid=IwAR0y89MaoEKqWLdEkrlbbMZRQFVGqUi9QjG_NYONzcXkAhHSHIAUpMMO6t8

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1840551/deklarata-skandaloze-per-kosoven-kerkohet-shpallja-non-grata-e-grenellit/?fbclid=IwAR24qHOZBsxOpLMIy9UC-Xasw5aaIlNpZLMg-kLU5VF8bZL77DArRO_xG7Y

https://kosovaime.tv/deklarata-skandaloze-per-kosoven-kerkohet-shpallja-non-grata-e-grenellit/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s