
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.
Duke folur në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Harxhi u shpreh se e ftesa për në Kiev ishte për kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç dhe jo për Ramën.
Kërkoi edhe sanksione, që të jenë sa më të forta, por këto sanksione thyhen përditë nga ana e qeverisë shqiptare, sepse tragete, apo anija të mëdha me grurë, apo produkte të tjera, ankorohen në Durrës.
E shikon me një lloj hipokrizie.
Ftesa për në Kiev, nuk ishte për Edi Ramën, por për Dritan Abazoviç. Nuk dihet ende se si e ka siguruar këtë ftesë Dritan Abazoviç, por siç thotë një shprehje duket se ‘tenxherja ka gjetur kapakun”, – u shpreh Edith Harxhi.