
Shkruan Eva Idrizllari /
- ”Si gazetare me ka bere shume pershtypje, referuar komenteve denigruese ndaj zonjes Evi Kokalari (kontribuese reale ne rithemelimin e PD-se mbi vlerat konservatore),
- Kjo edhe nje aspekt qe evidenton nje problem shume te rende tek gjenerata e politikaneve te rinj:
- Dhuna verbale ndaj grave, me sajesa dhe fjalor te ulet vulgar duke kenaqur egon e tyre mbi perdhosjen e dinjitetit te grave

Cfare politikash mund te hartojne keta te rinj politikane ne mbeshtetje te grave, kur realisht sillen si ordinere dhe i fyejne ato ne mungese te maturise dhe inteligjences emocionale?!
Sinqerisht, jam e shokuar nga modeli “i lacave te rruges” ne diskursin publik te gjenerates se re te politikaneve.
Cfare perparesie mund te presesh nga ky “lloj” politikanesh qe aspirojne karrieren mbi kulturen e dhunes, pa marre ne konsiderate reflektimi kritikat, keshillat, sugjerimet, mbi debatin konstruktiv dhe etik?!

Si mund te depertoni ne mendjen e njerezve qe pretendoni t’i perfaqesoni, kur ju nuk pranoni kundershtime dhe i shmangeni pergjegjesise me sjellje agresive dhe injoruese?!
Kur ju faktikisht duhet te mesoni te kafshoni gjuhen per te frenuar arrogancen dhe te mesoni me shume per kulturen e debatit mbi elasticitetin e mendimit pavaresisht kundervenieve te pozicioneve.

E nëse nuk mbillni ndryshimin tek vetja juaj, atehere nuk mund te ndryshoni as problematikat e shoqerise me politikat tuaja.”
