
Dokumentin i lënies së shtetësisë për ish komandantin e burgjeve
Edmond Caja ka qenë në vitet 1982-1985Caja ka qënë fillimisht komandant i togës së policisë dhe në vitet 1985-1989 komandant i Repartit nr.311 Qafë Bari.
Më
Në periudhën… 16.8.1990-16.5.1992 ishte drejtori i Drejtorisë së Zbatim Vendime Penale (e cila më 1.8.1991 u quajt Drejtoria e Administratës së Burgjeve).
Jeton në Gjermani qysh prej janarit 1993.
Nisur nga keqkuptimet rreth heqjes apo lënies së shtetësisë, po bëjmë publike kërkesën e tij për lënien e shtetësisë shqiptare më 7.5.2007.
Shtetësia nuk hiqet, ajo lihet me kërkesë të personit.
Me dekretin nr.5603, datë 6.2.2008 “Për lejim lënie të shtetësisë shqiptare”, të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Edmond Cajës dhe tre pjesëtarëve të familjes së tij iu hoq shtetësia shqiptare.
Dekreti presidencial përmban gjithsej 41 emra, E.Caja renditet i treti në dekret, ndërsa numrat 4,5,6 u përkasin familjarëve të tij.
Gjithsesi interesant është fakti se komandantët e kampeve të diktaturës, tani jo më që si prek kush por kanë hapur dhe biznese në lotari dhe agjenci udhëtimi.