Kategori
Uncategorized

Mesazhet e dhimbshme/ Ushtari rus flet me nënën para se të vritej

Madje sipas raportimeve nga fronti i luftës, një pjesë e ushtarëve rus raportohet të kenë qenë dhe të pastërvitur.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej.

Mes rreshtave, ushtari i identifikuar Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë.

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje?

Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Loshja: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten.

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Loshja: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s