Kategori
Uncategorized

Yuri smund të realizojë atë që s’e arritën dot klyshet e diktaturës…

Si sot 31 vjet më parë Partia Demokratike, demokratët dhe qytetarët shqiptarë, u përballën me diktaturën komuniste, një nga më të egrat e lindjes komuniste.

Rrëzuan bustin e diktatorit .

E tëroqën zvarrë në rrugët e Tiranës, dhe hodhë në plera mbetjet e fundit të kufomës së diktatorit …

Si sot 31 vjet më parë …

Kliko mbi video /

Komunist Elmazi

Komunisti i brigadës së parë, në Radanj të Kolonjës, shoku Elmaz, nxitoi të niste një telegram më 23.2.1991 për shokun Ramis.

Kërkonte t’i jepeshin gjyqit dhe te denoeshin ata që guxuan të rrëzonin përmendoret e shokut Tarras.

Ky ishte halli më i madh që e mundonte Elmazin dhe gjith elmazë

Telegram këshillit ..

Deri sa u rrëzuan përmendoret e diktatorit, populli mund të kërkonte të dëgjonte këngë me letra e telegrame, por që të transmetoheshin “pjesë nga veprimtaria dhe jeta” e dikujt, nuk kishte bërë vaki.

Por ditët e shkurtit 1991, tregonin shumë mbi mendësinë e një populli të dalë nga diktatura. Kërkesa i drejtohej Këshillit Presidencial, sikur ky të ishte programacioni i RTSH-së.

Te shtyre nga sigurimi i shtetit kooperativistet e fshatit Malas në Përmet, i dërgonin një telegram shokut Ramis më 24.2.1991, në të cilin kërkonin shpalljen e zisë kombëtare për përmendoret e rrëzuara të kryeterroristit dhe zhvendosjen e kryeqytetit.

TELEGRAM
SEKRETARIT TE PARE TE KOMITETIT QENDROR TË PPSH
130
SHOKUT RAMIZ ALIA KESHILLIT PRESIDENCIAL
TIRANE
Sot më datë 27.2.1991 që në orët e para të mëngjezit nxënësit e mësuesit e shkollës 8-vjeçare “10 korriku” Kolsh dolën në manifestim nëpër rrugët e fshatit. Shumë shpejt me ta u bashkua i tërë populli i zonës së Kolshit, të cilët organizuan metingun para shtëpisë së kulturës në përkrahje të figurës së ndritur e të pavdekshme të shokut Enver Hoxha.
Manifestuesit mbanin nëpër duar fotografitë e shokut Enver si dhe të shokut Ramiz. Shumë folës të cilët e morën fjalën dënuan me zemërim të thellë veprimet vandaliste të forcave të errta, të cilat rrëzuan monu mentin e Enver Hoxhës.
Nxënësit Miranda Cika, Dritan Lleshi, Fatmira Doci u shprehën se dashuria më e madhe për figurën e shokut Enver Hoxha është që ne të arrijmë rezultate sa më të mira në procesin mësimor. Ndërsa komunistët Tafil Visha, Agim Doci, Lazime Toda u shprehën se do ta mbrojmë dhe me jetën tonë po të jetë nevoja figurën e Enver Hoxhës, prandaj populli i zonës së Kolshit kërkon.

1. Përkrahim të gjithë manifestimet në shkallë kombëtare për rivendosjen e busteve të shokut Enver Hoxha.

2. Të dënohen të gjithë ata që morën pjesë në këtë akt vandalist .
3. Enver Hoxha të shpallet Hero Kombëtar.
4 Të japi dorëheqje Napolon Roshi dhe Lisen Bashkurti sepse
nuk e meritojnë.
5. Solidarizohemi me mitingun e rrethit të Kukësit që qytetit tonë t’i jepet emri “Enver Hoxha”.
Jemi për demokratizimin e jetës së vendit pa gjak się na mesoni ju shoku Ramiz, Ata që duan gjak me gjak do t’i mbulojë drejtësia e popullit, se populli është zot i fateve dhe simboleve të tij.
NGA MITINGU I FSHATIT TE KOLSHIT KUKES
27.2.1991
Kliko mbi video /
Eshte ky (Edi Rama) qe hedh flamurin Amerikan.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s