
Pyetje:
A mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigja:
Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.
Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë. Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner,
Por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese.
Në përgjigjen zyrtare, Presidenca thekson se në disa nga pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese ka elementë të paragjykimit të çështjes dhe mund të jenë të ndikuara nga perceptimi propagandistik.
Krahas pyetjeve proceduriale dhe atyre, që lidhen me kompetencat e kreut të shtetit, ka pasur edhe pyetje qesharake. Një prej tyre është ajo kur relatori i çështjes i kërkon Presidentit të specifikojë kategorinë e popullit të 2 marsit.

Marre nga Syri.Net