Kategori
Uncategorized

Berisha: Lul Brava do emërohej president, prandaj Rama kërkonte rrëmbimin e këtij posti.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha për Klan Neës se përpjekja për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është përpjekja më antidemokratike dhe më e rrezikshme për këtë vend.

Sipas tij, qëllimi final ishte që Lulzim Basha të bëhej president.

“Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën.

Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Kam qenë kategorik. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm. Zëra ndërkombëtarë.

Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike.

E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment