Kategori
Uncategorized

Letër kërcënuese nga ambasada Ruse në Tiranë: Rama dhe parlamenti hesht.

Nga fjala e Ish Kryeministri Sali Berisha, sot në Parlament …

Sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armët bërthamore dhe fuqinë e saj kundër vendeve të lira. Të pushtojë një vend fqinj, bazuar në doktrinën e sovranitetit të kufizuar të Brezhnjevit.

Vendi i vetëm që ka heshtur ndaj këtiju shantazhi të pashembullt është një vend anëtar i NATO-s, por edhe një vend që ka një qeveri të drejtuar nga një argat i Beogradit, vasal i Vuçiçit.

Parlamenti duhet të miratojë me urgjencë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin e plotë me Ukrianën.

Qeveria dhe parlamenti është shantazhuar nga ambasada ruse me një letër kërcënuese. Nuk duhet të heshtim pasi është kërcënuar vendi. Kërcënimi është ndaj Shqipërisë.

Të shprehim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën, me SHBA, me NATO-n. Nuk ka ndodhur kurrë në histori kjo. Ju bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet të presim ne?

Edi Rama nuk ka interesa të tjera përveç interesave kriminale

. Ai nuk ka interesa kombëtare. Çfarë të drejtë ka ambasada ruse të dërgojë letër ultimative ndaj Shqipërisë ?

Në cilën marrëveshje ndërkombëtare e gjen këtë? Apo të butonat bërthamorë? E keqja më e madhe sot është kërcënimi i Rusisë së Putinit,” tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s