Kategori
Uncategorized

‘Largo Berishën ose je në birucë’/ Berisha tregon si u shantazhua Basha me dosje: Nuk shkoi 2 vjet në SHBA

Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se Lulzim Basha u shantazhua me dosjen e Nik Muzin për të përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Berisha rrëfeu në ‘Opinion’ se Basha kishte shkelur ligjet me lobimin në SHBA dhe atje rrezikonte burgun.

Ish-kryeministri kujtoi se Basha nuk udhëtoi dy vite në SHBA pasi do ta arrestonin për pastrim parash.

Sali Berisha: Është dosja Nik Muzin. Kur prokurorja e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, ajo kërkoi dosjen për Nik Muzin. Nik Muzin tregoi herën e dytë pasi u kap në një tjetër çështje. Ai i tregoi të gjitha. Pasi i tregoi Nik Muzin, dosja erdhi këtu.

Prokuroria e mori vesh që ka dëshmuar atje, u thirr Lulzim Basha. Raporti ishte: ‘Ose largo Berishën, ose je këtu ose atje në birucë’. Dhe atje nuk shkonte dot. Po them çfarë thoshte raporti i huaj.

Unë dija ato që më kishte thënë. Nuk e dija që kishte shkelur çdo ligj. Më kishte deklaruar se ato para u mblodhën në diasporë dhe ne ato para i paguam këtu. Unë besova atë që më tha. Dhe Donald Lu-së i thashë publikisht që nuk është e vërtetë. Të paktën për dy vjet ai nuk shkeli dot në SHBA, anuloi udhëtimin atje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s