
“Ne kemi sot pushtet lokal monist.
Debati politik sot zhvillohet brenda opozitës.
PD ende funksionon nën firmën e një kryetari të shkarkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën.
PS me siguri do të fërkjë barkun në këto zgjedhje e demokratët do të duhet të enden sa në një vend në tjetrin e kjo është diçka që mua personalisht më trishton.

Lulzim Bashën jo këto zgjedhje, por edhe 100 zgjedhje, asgjë nuk e ndihmon dot.
Bashën nuk e ndihmon dot më askush.
Bashës ia kanë hequr prizën e është thëngjill i fikur, nuk ekziston në asnjë realitet elektoral.
Basha duhet shporrur nga politika”, deklaroi Manjani.