Kategori
Uncategorized

Ish kryeministri Berisha bojkoton fjalimin e Erdogan në Kuvend

Berisha ka munguar për të mos qenë pjesë në seancën e fjalës së Erdogan, pasi ky vendim lidhet me qëndrimet e këtij të fundit kundër opozitës dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Kujtojmë se presidenti turk ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi ka deklaruar në krah të Ramës se ndërtimi i spitalit rajonal në Fier, do përfundohet para zgjedhjeve të 25 prillit.

Po ashtu Erdogan i organizoi Ramës një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është një vasal i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se si i tillë shkoi në Athinë.

“Marrëdhëniet e tij me Erdoganin, presidenti i një vendi mik, janë marrëdhënie vasaliteti dhe jo partneriteti, gjë për të cilën unë nuk jam kurrë dakord.

Vasaliteti shihet te shtetasit që plaçkiten në mes të rrugës.

Unë kam dënuar grushtin e shtetit në Turqi, por nuk jam kurrë absolutisht që të rrëmbehen qytetarë në territorin e Shqipërisë.

Unë kam ndjenjat më miqësore për Turqinë, por nuk pranoj kurrë akte të tilla që dëshmojnë se ky është një vasal pa dinjitet që sheh vetëm interesin e karriges së tij.

Si ju duket ju, që të shkosh në oborrin e tij dhe të sulmosh një vend kryesor të Europës.

Nuk sulmon rastësisht Francën Rama, pasi ky vend ka kundërshtitë më të mëdha më Turqinë. Kështu bën vetëm një vasal,” ka thënë Berisha./

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s