Kategori
Uncategorized

Berisha zbardh momentin kur u nda me Erdoganin: Më kërkoi votë në OKB, s’mund të mënjanoja SHBA.

Berisha zbardh momentin kur u nda me Erdoganin: Më kërkoi votë në OKB, s’mund të mënjanoja SHBA

Ish-kryeministri Berisha ishte i ftuar sonte ne Vizion Plus ne “Quo Vadis” ku dha arsyet e ndarjes me Erdoganin

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në parlament të presidentit Erdogan. Jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk gjatë periudhës në pushtet dhe opozitë…

Pas vendimit tim, gati 2 vite pas prononcimit tim, mua mu kërkuar në një mënyrë jo shumë Jodiplomatike për të ndryshuar votën e Shqiëprisë, por unë nuk e bëra dhe këtë ia mori përsipër Rama i cili ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.

sepse Erdogan më mori në telefon në moment feste, kur në 2 vite diplomacia turke nuk tha asnjë fjalë. Ambasadori palestinez më tha se Erdogan është shumë i zemëruar.

Ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim.

I thashë se mund të abstenojë ,por jo të votojë atë rezolutë.

Unë bëra të qartë se Shqipëria s’mund të jetë në sferën e influencës së Turqisë

Kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votoj në OKB rezoluta që binin në kundërshtim në vlerësimin tim me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.

Shqipëria është nga të paktat vende që ka ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vu prania e saj në Tiranë.

Kam pritur Arafatin në Tiranë, por rezoluta që u ndava me Erdogan ishte mospranimi im i një përpjekje të tij për të përjashtua në njëfarë mënyrë rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës së Lindjes së Mesme, për të salduar më tej atë krizë.

Kriza më e thellë e kohërave nuk mund të zgjidhet. Dy vite pasi u prononcova mu kërkua në mënyrë jo diplomatike të ndryshoja votën, ai e ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s