Kategori
Uncategorized

Emiljano +Klaudio Çekani : I jati u arrestua 1990 me urdhër të Ruçit, djemte me 2022 me urdher të Bashës.

Nga Irena Shestani Shala /

Lejen na e dha Zoti e populli i Shkodrës që na përkrahi.

Gjashtë djem shkodranë u arrestuan të shtunën e kaluar. Faji i vetëm: protestuan paqësisht kundër një grupimi që i ka uzurpuar shtëpinë pa të drejtë.

Asnjëri nuk përdori as shkop, as gurë, as gaz e asnjë formë tjetër dhune. E megjithatë, policia i arrestoi kur protesta kishte mbaruar, larg nga selia e Partisë Demokratike, si pjesë e një liste të përpiluar në zyrat e PD-së. Arrestimi i tyre është vetëm një provë më shumë për të faktuar bashkëpunimin Basha-Rama.

Dy nga këto djem, të cilëve ky arrestim vetëm i zbardh faqen, janë Emiljano e Klaudio Cekini, djemtë e Kol Cekinit, të cilët fatkeqësisht po përjetojnë një situatë të ngjashme me atë që i ati e përjetoi në vitin e largët të 1990.

31 vite më parë, Kolë Cekini me vëllezërit e tij nuk u zmbrapsën, por kontribuan me devocion në mbajtjen e meshës së parë, edhe pse partia-shtet me kryetarin e degës Çapajev Taçin ndalonin rreptësisht mbajtjen e meshës së parë me 11 nëntor 1990 në Shkodër.

E pikërisht këtyre burrave, pak para se të niste Mesha e Shenjtë, dom Simon Jubani i drejtohet duke i kërkuar përsëri nëse e kishin marrë lejen, e duke pa se nuk e kishin arrit, atëherë si bari i vërtetë shpirtëror, pa iu dridhë qerpiku aspak, ju drejtua duke i thënë: “Lejen na e dha Zoti e populli i Shkodrës që na përkrahi”.

Nga raporti i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër (dosja 1241): “Nga ana jonë u morën të gjitha masat me forca e mjete, në zbatim të planit të përpiluar për këtë qëllim, për të parandaluar çdo akt të mundshëm armiqësor e keqbërës në këtë grumbullim masiv njerëzish, duke ruajtur rendin e qetësinë publike. Gjatë zhvillimit të saj, nuk pati asgjë shqetësim. Në tërësinë e të dhënave të grumbulluara, mënyra e përsosur e organizimit të elementëve që organizuan këtë ceremoni, nga të cilët janë ish të dënuar politikë, ordinerë, rrugaçë e vjedhës, arrijmë në përfundimin se kemi të bëjmë me një veprimtari të mirëfilltë nga persona të tjerë që fshihen pas elementëve të dolën legalisht. Gjithashtu evidencohet se në këtë veprimtari të organizuar, del dora e zbulimeve të huaja e veçanërisht atij italian e jugosllav. Kemi organizuar punën operative për të zbuluar më me thellësi e gjerësi veprimtarinë armiqësore e organizatorët e saj.”

Nga dëshmitë e Kolë Cekinit dëshiroj të shkëpus një fragment: “më kujtohet nji rast kur mikrobuzi i sampistave rreth orës 02 të mëngjesit erdhi brenda në kishë, dhe nji prej policëve ndërhyri për të ndalue punimet, donte të terhiqte litarin e këmbanës, dhe aty për aty nderhyni njëni nga organizatorët e shumtë që ishim aty, Rrok Bardeli tue i thanë: “Mos e prek me dorë, sepse me nji të rënë të këmbanës, k’tu mblidhet e gjithë Shkodra.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s