Kategori
Uncategorized

Mega afera korruptive e Bashës që shiti zgjedhjet e 25 prillit……….

Avokate Adriana Kalaja /

Avokate Adriana Kalaja /

Nuk doja ta filloja vitin e ri më këtë status, por më bënë përshtypje dy momente në prag të këtij viti:

  1. Deklarata e datës 30 dhjetor e Lulzim Bashës se Porti i Ri i Durrësit është afera më e madhe korruptive e Edi Ramës, por nuk tha që ne do e ndalojmë.
  2. Vajtja me nxitim më 31 dhjetor në darkë e Edi Ramës (pasi na nxori ne të Aleancës gishtin e mesit më datë 30 dhjetor), bashkë me investitorët (ata që na i shet neve) për vizitë në Portin e Durrësit.
    Ashtu si e kam analizuar në statusin e datës 18 dhjetor, në emër të z. Kunat të Lulzim Bashës figurojnë 9 kompani (pa llogaritur ato të z. Vjehërr).
    Njëra që të tërheq më shumë vëmëndjen është ajo me emrin tregtar “Moveo Albania Technology” sh.p.k me NUIS L91525009E, rregjistruar me 25.03.2019 (kur ishin djegur mandatet), me ortakë z. Kunat me 20 % të kapitalit, z. Vjehërr me 20 % të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 % të kapitali.
    Ajo që bie në sy është fakti se me këtë shoqëri, ka TRE koençidensa fatlume për z. Kunat dhe z. Vjehërr:
B. Shoqëria “Symphony Real Estate Development” sh.p.k, është shoqëri e rregjistruar në QKB më datë 26.05.2021, me NUIS M11726006H, me ortakē shoqërinë “Symphony Invest Limited” në masën 100 %, me seli: PORTI I DURRËSIT, Lagja 1, Durrës.
Sipas fotove që i keni poshtë shkrimit, Ortaku i Vetëm që zotëron 100 % të kapitalit të shoqërisë së sipërcituar, është shoqëri e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663 dhe me 4 ortakë, të gjithë me banim në Dubai dhe ortakë në kompaninë më të fuqishme në fushën e ndërtimit, jo vetëm më Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çfarë lidhje kanë të dhënat e mësipërme me z. Kunat dhe z. Vjehërr?
Sipas të dhënave që administrohen nga QKB-ja dhe që i shihni më poshtë, shoqëria “Syphony Real Estate Development” sh.p.k, në 3 milion shqiptarë, zgjodhi administratorin e z. Kunat dhe të z. Vjehërr për ta emëruar si administrator më shoqërinē që do ndërtonte Portin e Ri në Durrës.
Çfarë ndodhi me z. Oltjan Hoxholli, administrator në dy këto shoqëri?
Pas bërjes publike të lajmit nga televizioni MCN, se afera korruptive e Portit të Ri në Durrës lidhet me z. Kunat dhe z. Vjehërr të Lulzim Bashës, më datë 16.07.2021, me vendimin e Asamblesë së Ortakëve, është larguar ky administrator duke ja lënë vendin E. I.
Por “e keqja” nuk i ndahet z. Hoxholli.
Me datë 10.09.2021, Asambeja e Ortakut të Vetëm ka vendosur largimin e z. Hoxholli nga kompania që do ndërtojë Portin e Ri me vlerë 2 miliard Euro (sipas Ramës).
Kot nuk thonë.
Kur “nuk të ecën nuk të ecën”.
Kjo i ndodhi dhe administratorit të z. Kunat dhe të z. Vjehërr.
  1. Elda Llambi.
  2. Ergisa Hasanbelliu.
  3. Andi Shyti.
  4. Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit edhe 3 pjestarë të personelit të z. Kunat punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?
    Pastaj, se mos na mërzitet Rama, me pagën minimale i paguan z. Kunat këta që punojnë në dy kompani që “nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”?

Që me këtë aferë korruptive shite zgjedhjet, ne e kemi të qartë po kë pate seksere Lulzim, Kimin apo Belën?

Të gjithë ne donim dhe luftuam që ti të bëheshe Kryeministër.

Vetëm ti nuk deshe.

As z. Kunat dhe as z. Vjehërr.

Pse?

Janë më mirë kështu.

Mbushin xhepat, në kurrizin tonë pa firmën tënde por me karrigen tënde.

Deri më 8 janar.

Vijon…..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s