Kategori
Uncategorized

Kartolina “fletë arresti” e Selisë Mavi për Vitin e Ri për Lal Plehun!

Nga Sali Berisha /

Në prag të Vitit të Ri, pas darkës së Ligësisë së Lal Plehu-Lul Brava-Taulant Bego Balla, darkë ku palët me kujdestar të përbashkët Irfanin, vendosën t’ia nxjerrin në rrugë të brendshmet narko-shtetit, rrogat, targat etj., nga Selia Mavi kësaj radhe nuk doli plumbi në zarf si në filmat me Al Capone, por doli dokumenti bombë për Erion Velinë apo kartolina “fletë arresti” e partisë, që e implikon Lal Plehun gjer në palcë në aferën 128-milionëshe të Djegësit të Tiranës.

Ky dokument është vendimi për ndërtimin e Djegësit të Tiranës dhe është firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin, jashtë kompetencave të tij, nga Lal Plehu i verbuar nga shuma marramendëse që do të grabiste në aferën 128-milionë euro të Djegësit të Tiranës. Vendimi sipas ligjit është kompetencë ekskluzive e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Këshillit të Qarkut të Tiranës.

Në Selinë Mavi flitet se dy janë burimet e mundshme të kartolinës “fletë arrest” për Lal Plehun, për Vitin e Ri.

1- Tigri i Korrupsionit Ahmetaj, i cili pasi gozhdohet përfundimisht në aferat e Djegësit të Elbasanit dhe të Fierit, që kapin vlerat 52 milionë euro, mendoi se me bombën me efekt 128 milionë euro të Velisë, shurdhon bujën e dy aferave ku ai është firmë kryesore krimi.

2- Ndrikull Grykësia e ngërthyer nga klanet e drogës ende pa u bërë narko-ministre, tani kërkon në tavë kokën e Lal Plehut për të garuar për kryetare bashkie për Tiranën. Por pavarësisht se kush ia nisi, kartolina në kodin e narko-shtetit de facto është fletë arresti për Lal Plehun.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s