Kategori
Uncategorized

Cilët Kombinatas po Përdor Veliaj për të vjedhur Pronën në Kombinat?

Ne mbeshtetje te Grupimi Per Kombinatin
Ja pse i duhen terrenet bosh Bashkise se Tiranes me banoret qe vetelargohen me “deshire” ! ( fotoalbum nga studimi urbanistik)

ne vijim shkrimi qe duhet lexuar nga banoret e kombinatit nga Grupimi Per Kombinatin


Gjykata pyeti juristët e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak: Pse doni të prishni pallatin?

Po ja, i thanë ata, sepse në Pallatin 146, 12 familje kanë hequr dorë nga pronësia mbi apartamentin dhe truallin dhe kanë pranuar të marrin apartamente të reja aty ku do tju japim ne. Kur dëgjova 12 familje, mendova se juristët do përmëndnin edhe emra. Juristët, emra nuk përmëndën, por unë pak a shumë e kam të qartë cilët janë banorët “pro-Bashki të pallatit 146, që Veliaj po i përdor si mish për top!!!


Dje-pardje, një komentues me nofkën Kërkuesi Melup shkroi se në Kombinat, ka njerëz që kanë shkuar tek noteri, kanë firmosur një dokument në të cilin kanë hequr dorë nga apartamenti dhe trualli, dhe pastaj këtë dokument të noterizuar e kanë çuar në Bashkinë e Kombinatit. Njerëz! A e keni idenë cilët janë këta Kombinatas? Nga ç’pallate? Sa janë? Sepse ndonëse janë HUMBËS, këta njerëz mund të mos jenë të paktë në numër!!!


Grupi 1-Militantët Socialistë. Ky grup, sapo Veliaj dha urdhërin, iu ngritën të gatshëm në këëmbë për të treguar gadishmërine e tyre për nënën parti, për punën në shtetin-parti Rama-Veliaj! Ata ishin të parët që jo vetëm braktisën apartamentet e tyre por edhe nxitën banorët e tjerë të pallatit të bënin të njëjtën gjë. Në Pallatin 146, 145, 160, 161, 163, 164, ne e dimë cilët janë militantët socialistë. Cilët janë patronazhistët në shërbim të Ramës! Ju njerëz, në pallatet tuaja, a i njihni cilët ishin patronazhistët militantistë socialistë që kontribuan në braktisjen e pallateve?


Grupi 2- Ëndërruesit 2 Apartamente të reja për 1 Apartament të vjetër! Ky grup, i lënë në varfëri nga qeveri të majta dhe të djathta, në pamundësi kursimesh apo të ardhura për të rinovuar dhe modernizuar apartamentin e privatizuar në vitet 90-të, me apartamente të vogla në sipërfaqe, dhe me kalamaj të rritur për tu martuar, iu duk sikur iu erdhi dhuratë nga qielli kur Rama-Veliaj ju thanë do ju japim aq apartamente sa kurora ke”!!! Të tunduar, këta njerëz, jo vetëm hëngrën premtimin e gënjeshtërt të Rama-Veliajt për realitet real, por edhe nxituan të shkulnin sahatet e ujit, të prisnin kontratat me elektrikun, të nxirrnin plaçkat nga apartamenti, të merrnin nga sytë-këmbët nëpër shtëpira me qira, dhe më kryesorja, të shkonin me vrap tek noteri dhe hiqnin dorë nga apartamenti dhe trualli. Ju njerëz, në pallatin tuaj a i njihni cilët janë ky grup njerzish? Që as nuk donin të të dëgjonin kur ti përpiqeshe tu flisje të vërtetën?


Grupi 3-“Lojtarët me dy Porta. Ky është grupi i të mënçurve që duan të hanë në të dy krahët. Që kanë përveç apartamentit edhe prona të tjera. Që nuk ju bëhet fare vonë çfarë ndodh me pallatin, prishet apo qëndron në këmbë. Sepse mendojnë se, pavarësisht se KUR dhe KU, ata do të dalin të fituar duke marrë qyl një apartment të ri. Janë ata që ti që lufton për pallatin tënd nuk iu flet dot sepse ata nuk të përgjigjen për asnjë gjë!!! Ne në pallatin 146 e dimë se cilët janë këta të mënçur, që nuk u bënë kurrë të luftonin për pallatin, që menduan se do merrnin qyl një apartament të ri, por që do mbeten me gisht në gojë sepse Rama-Veliaj ua kanë prerë shkurt: kush ka pronë të dytë, le ta ketë ku të dojë në cilindo cep të Shqipërisë, nuk përfiton nga rindërtimi! Dhe duke hequr dorë me dokument të noterizuar nga pronësia mbi apartamentin dhe truallin, do mbeten edhe pa vetë apartamentin që kishin! Ju o njerëz, a i njihni cilët janë në pallat këta njerëz të mënçur që luajnë me dy porta, që nuk duan tia dinë për fatin e pallatit???


Grupi 4-Emigrantët. Ky është grupi i njerzve që jetojnë jashtë, por kanë në pronësi apartament/ biznes në Kombinat. Quhet grup i heshtur sepse me përjashtime shumë-shumë të pakta, në shumicën e vet, nuk ua kemi ndjerë fare, po fare, zërin AS për fatin e pallatit ku kanë ende pronën, AS për planet djallëzore të Rama-Veliaj për Kombinatin. Ca prej tyre as nuk dinë, as nuk marrin mundimin të pyesin çfarë po ndodh me pronën e tyre. Ca prej tyre, edhe pse janë informuar për atë që po ndodh, kanë refuzuar të kontribuojnë në mbrojtjen e pallatit. Ca të tjerë, kanë dëgjuar propagandën Rama-Veliaj dhe besojnë se do bëhet më mirë. Ne në Pallatin 146 e dimë cilët janë pronarët-emigrantë. Si ata që nuk çajnë kokën, si ata që kanë ardhur dhe kanë kontribuar personalisht në mbrojtjen e pallatit! Ju o njerëz, a i njihni në pallatin tuaj cilët janë këta njerëz që formojnë grupin e emigrantëve të heshtur por që shpien ujë në mullirin e Veliaj????


Grupi 5-Shkatërruesit e Punësuar. Ky është grupi i jevgjve. Ata iu turrën pallateve të braktisura dhe i kthyen në skelete varrezash të pariparueshme. Duke I zhveshur nga hekuri, telat dhe kabllot elektrike, tubacionet, tullat, dyert, dritaret, pllakat e mermerit, duraluminet, gjithshka!!!!! Në mënyrë vullnetare apo të paguar, pak rëndësi ka!!!! Roli i tyre në degradimin fizik të pallateve dhe justifikimin e prishjes së tyre është parë në dritën e diellit!!! Ne në pallatin 145, 146, u përballëm me këtë grup shkatërruesish por iu thamë keni drurin pas koke nëse prekni një fije gjë nga pallati!! Ju o njerëz, a keni marrë masat të bëni gjithshka për të mos lejuar këtë grup shkatërruesish ti vërë vulën prishjes së pallatit?
5 Grupet mësipër janë përgjegjësit dhe kontribuesit kryesorë në prishjen e pallateve në Kombinat, kthimin e Kombinatit në shkretëtirë, dhe avancimin e planit Rama-Veliaj për rrëmbimin e pronës së Kombinatasve dhe shpërnguljen e tyre në llucrat e ish TEC-it.


Shpesh komentuesit në faqen e GMK, kanë kërkuar që njerzit të ngrihen!!! Të gjithë e dimë që deri më sot ASKUSH nuk është ngritur! Të gjithë e dimë që sado thirrje të bëhen, ASKUSH jo që nuk do të ngrihet, por as që I shkon në mëndje të ngrihet. As FIZIKISHT, në një protest të përditshme, të vazhdueshme, kërcënuese për pushtetin e Ramës dhe Veliaj, por as JURIDIKISHT, duke shkuar në Gjykatë dhe hapur padi kundër Veliajt, Këshillit Bashkiak, Institutit të Ndërtimit, Ramës, pra kundër të gjithë ujqërve që po hanë Kombinatin.
Në Kombinat, Rama-Veliaj po bëjnë pallë, dhe po I rrëmbejnë kollaj pronat, pikërisht se 5 grupet mësipër përbëjnë një SHUMICË dominuese në Kombinat!!! Ndaj ju që NUK DONI të jeni si shumica, MOS PRISNI të zgjidhni fatin e pallatit, apartamentit, pronës, biznesit tuaj duke besuar dhe pritur të ngrihen KOMBINATASIT!! E vërteta është se Kombinatasit nuk kanë as shkollimin, as gjendjen financiare, as kuptimin e gjërave, dhe mbi të gjitha, nuk kanë dëshirën për tu ngritur. Sepse ata janë produkt i Enver Hoxhës dhe njeriut të ri, që u zhvesh nga ndjenja e pronës, që u zhvesh nga të paturit e personalitetit vetjak, nga të qënurit i ndërgjegjshëm për të drejtat e veta si individ, që u kthye në një qënie egzistencialiste i aftë për të menduar vetëm për bukën e përditshme të gojës, dhe liderin që do ti ofronte më shumë para apo shtëpi të reja!!!!


Nëse midis Kombinatasve do kishte një grup, zëri i të cilit do duhej të dëgjohej deri në kupë të qiellit, ky grup duhej të ishte GRUPI I RINDËRTIMIT NË TË NJËJTIN VEND. Nëse zërin e këtij grupi nuk e kemi dëgjuar fare, edhe kjo ka një shpjegim. Por për këtë grup, dhe vetë RINDERTIMIN NË TË NJËJTIN VEND, do flasim gjatë e gjërë në ditët në vazhdim!!!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s