
Një porosi e veçantë është të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta mbajti me akuzat ndaj Sorosit.
“PËR QËNDRIMET E TJERA TË PRESIDENTIT NE NUK KEMI ASNJË KOMENT. KËTU PËRFSHIHET EDHE ÇËSHTJA E SOROSIT”
Dokumenti i brendshem i PD

Ajo çka shkruhet me të zeza në dokument, faktohet edhe nga deklarimet publike të eksponentëve të PD-së, të cilët nuk janë shprehur asnjëherë publikisht në lidhje me akuzat e presidentit Meta për “deep state”, ku ai akuzonte Sorosin se ka kapur shtetin në bashkëpun
Dokumenti i brendshëm i PD-së konfirmon gjithashtu që ka një thyerje mes të djathtës dhe presidentit Ilir Meta. PD nuk pranon negociatat e presidentit për të ulur palët në dialog.
“Ne kemi vlerësuar përherë përpjekjet e Presidentit për zgjidhjen e krizës. Por qëndrimi ynë është i pandryshuar: ne nuk hyjmë në zgjedhje pa largimin e Edi Ramës dhe nxjerrjen e drejtësisë së atyre që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin”, shkruhet në dokument.
Pikërisht ky qëndrim i PD-së shpjegon edhe deklaratën e kreut të shtetit një ditë më parë, i cili tha se i është drejtuar drejtuesve të OSBE me një letër, prej të cilës kërkon ndërmjetësimin e negociatave mes palëve politike në Shqipëri.