
Qëndrimet e shprehura publikisht nga Baçi nuk i kanë pëlqyer Bashës dhe sot ka firmosur largimin e tij nga kryetar dege në Fier. Në vend të Luan Baçit, Lulzim Basha ka komanduar Agron Kapllanajn, ky një i dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit
Postimi i Ibrahim Morines /
EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?!

Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj”…
