
… Z. Lulëzim Basha Ik …!
… Në jetë ka edhe të tilla momente , boll që një ditë del mbi gjithçka personale dhe mendon për ata që të kanë besuar e mbështetur.
… Paraja pa djersë ta errëson vetëdijen dhe të gllabëron logjikën e fisnikërinë duke të kthyer në një përbindësh që për të bërë atë që do shkatërron gjithçka që u takon të gjithëve .
… Të pendohesh dhe të tërhiqesh nuk është vetvrasje por një akt sa njerëzor por edhe klasik përpara gjithë atyre që u hemuanë me gazin që porosite vet ku edhe ti vet mundet të geleshe i helmuar dhe viktimë e pa jetë .
… Për pushtetin tënd unë e provova vetëm me 5 % jetë falë dikujt që më prishi ëndrrën mes trëndafilave në kopshtin e bukur të përjetësisë , por si unë mijra demokrat që të besonin dhe ti akoma po i gënjen .
… Ik dhe mos na kërko as falje se askush nuk të beson . Ik dhe mos kërko kurrë të iki Rama sepse vetëm na mashtrove bile doje që ne që ishim demokrat të na vrisje e të na helmoje.
… I kam parë e dëgjuar të gjitha marifetet se si përdorje edhe fotoreporterët e fotografët ku personalisht urdhëroje ku të itervistonin e të fotografonin me shumë dhelpëri e jo si një Lider shpirtëror .
Ik dhe mos e mashtro Amerikën duke na etikuarë se kush mbështet Liderin Historik është antiamerikan.
Ne për Amerikën kemi sakrifikuar edhe jetën kurse ti veç urrejtjes nuk të ka ngelur asgjë tjetër për Amerikën …
… Janë minutat e fundit që ti ke në dorë të ikësh vet se gjithë demokratët të kanë larguar nga shpirti dhe mbështetja .Si mund ta pranosh të jesh Kryetar pa asnjë antar . Askush nuk të do mbasi i kam lexuar të gjithë bashkëudhëtarët , bashkëpuntorët , miqtë , kolegët , antarë e simpatizantë të P.D.SH. se vetëm ti gjithmonë i ke gënjyer që ditën kur Dr. Berisha të besoj dhe të mori në stafin e tij në 2005 .
… Bashkëfajtorët e tu vodhën dosjen e P.D. Dega Janinë dhe e shitën ku të interesonte ty dhe vetëm ty .
… Jepu llogari demokratëve për anonimat të të dhënave personale e mos akuzo patronazhistët e P.S.
… Në votimin e parë nuk ta dhashë votën se besoja Sokol Olldashin mbasi mbi mua dhe familjen time përdore pabesinë e jo mirënjohjen për mbështetjen që të dhashë mbasi unë zbatoj programin dhe statutin por mbi të gjitha moralin e të qënit Njeri i lirë dhe Demokrat i provuar .
Kjo asnjëherë nuk ka ndikuar të kem urrejtje dhe hakmarrje ndaj cilido që ka bindje ndryshe , mbasi demokracinë ma ka ushqyer Babai im qysh kur më lindi . E njohu Perëndimin që në vitin 1928 kur shkoj emigrant ekonomik në Lion të Francës .
… Vasil Nasi Kryetar i P.D.SH. Dega Janinë .
… Janinë 30 Shtator 2021 …
