Kategori
Uncategorized

Nuk lejoj kuvend antiamerikan : Kim vjen nga SHBA, dhe shigjeton Bashën

Atyre të cilët po synojnë t’i vendosin shtetet e bashkuara, kundër popull shqiptar po ju themi që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë përsa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Ka shumë punë për të bërë në ditët dhe muajt e ardhshëm.

Vendimi i Bashes per daljen nga parlamenti e Partise Demokratike ishte shigjeta e dyre e ambasadores ndaj kreut te PD-së. Ajo deklaroj se eshte bere nje pune e shkelqyer që PD është kthyer në parlament. Ka shumë punë për të bërë për reformën territoriale.

Znj. Kim thotë se SHBA-të do të jenë aty për të festuar kur PD të vijë në pushtet ashtu siç bënë në vitin 1991. Kjo tregon se tashme erërat kanë ndryshuar dhe PD duhet të bëhet gati të vijë në pushtet. Por si? Ambasadorja kërkoi sot në derën e PD-së një parti të fortë, të bashkuar dhe aktive në kauzat opozitare, e cila nuk duhet të jetë me një këmbë nga e shkuara.

Që Partia Demokratike të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, ajo duhet të pajtohet me anëtarësinë e saj së pari, e më pas me qytetarët shqiptarë, të cilët i ka braktisur në 8 vjet.

Lulzim Basha nuk e bën dot këtë, sepse e pengojnë pazaret dhe humbjet e akaparuara ndër vite.

Këtë mund ta bëjë vetëm një proces i vërtetë reformimi dhe “Foltorja” është përpjekja më serioze për të çliruar partinë nga mediokriteti dhe kapja.

Për këtë pajtohen pjesa më e arsyeshme e PD-së ose me saktë 70% e saj bashkë me 30%-shin që vështirë se ka ndonjë dyshim në këtë pike. Lufta e premtuar kundër krimit dhe korrupsionit është mirëpritur nga kushdo. Qoftë dhe nga ata që për 8 vjet kanë mbyllur sytë para tij apo kanë dërguar deri në zyrën ovale ministra rilindas nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.

E vërteta është që PD nuk mund të ecë përpara duke e pasur një këmbë mbrapa, dhe këtu pajtohen të gjithë. Njeriu-këmbëmbrapa i Partisë Demokratike sot padyshim është Lulzim Basha, i cili vetëm para disa muajsh regjistroi humbjen e katërt radhazi dhe në momentin që Selia Blu do të çlirohet nga kjo gjyle me zinxhir, e ardhmja e opozitës do të jetë më premtuese.

P.S. Vetëm kështu ne shqiptarët dhe të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike e jo vetëm do të mund dhe do të ecim përpara.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s