Kategori
Uncategorized

Shkelzeni është mal hyjnor në mileniume e shekuj.

Nga Pr Astrit Memia .

Sot, vendoset gurëthemeli i vëndit të Mirë, të vetmit në Shqipëri të pa shembur nga regjimi komunist e diktatura,

jo sepse e deshen, por, sepse sa herë që regjimi i qoftlargut dërgonte të paudhët e të pafete për ta prishur,

këtu shkrepte rrfeja e Hynorit Shkelzen, breshëri e stuhia dhe ata të paudhët e të pafetë largoheshin të turpruar, sot vendoset gurëthemeli afer shkronjave 100 metershe të diktatorit, që me detyrim i shkrujten e i lyen me gelqere nxënësit e Shkollës së Tropojës në vitet 1985,

sot ndjehem i lumtur e krenar, se nga këtu filloi jeta ime, me legjenda, mite, histori, zana, orët e malit, shtojzovallet, Deren e Shkelzenit e ferkemin e kalit të Mujs e Halilit.

Vllazen besimtarë shqiptarë, Ju uroj nji filljav t’ bardh me fjalen që mbajta në diten e Shenjt e t’ Bardh t’ gurthemelit t’ Vorrit t’ Mir” Sari Salltik Baba”, në Shkelzen!

I nderuem, Kryetar i Shoqatës “Shkelzeni e Dritat e Tij”!
Fort i nderuem, dervish, Muharrem Tafaj!
Të nderuar shehlerë e klerikë fetarë e besimtarë të Zotit të Madhnueshëm, të gjithëfuqishëm e gjithëpushtetshëm!

Kam nderin e privilegjin të gjendem mes popullit më heroik e besimtar të Malesisë së Gjakovës , Tropojës e Rrafshit të Dukagjinit.
Sot, është një ditë e bardh, e shenjt, e madhe dhe e bekueme për çdo besimtar shqiptar. Ndjehem i privilegjuar që marr pjesë në këtë event edhe si organizator, sepse;

Këtu u rrita qysh në moshen e voglisë që u bëra me ec,
Këtu u edukova me besimin në Zot, në Tyrben e Shkelzenit e Vorrin e Mirë” Sari Salltiku”,
Sot, këtu në këtë vend, tokë, truall e Mal të Shenjtë, në Malin Hyjnor Shkelzen vendoset gurëthemeli i vëndit të Mirë” Sari Salltik Baba” dhe i Tyrbes së Shkelzenit, sot Rrezja e Shkelzenit, Dritat e Tij, na bekojnë të gjithëve, sot, Vorri i Mirë na fal më shumë buzeqeshje, na frymezon më shumë, sot, vendoset gurëthemeli i Vorrit të Mirë, të vetmit në Shqipëri të pa shembur nga regjimi komunist e diktatura, jo sepse e deshen, por, sepse sa herë që regjimi i qoftlargut dërgonte të paudhët e të pafete për ta prishur, këtu shkrepte rrfeja e Hynorit Shkelzen, breshëri e stuhia dhe ata të paudhët e të pafetë largoheshin të turpruar, sot vendoset gurëthemeli afer shkronjave 100 metershe të diktatorit, që me detyrim i shkrujten e i lyen me gelqere nxënësit e Shkollës së Tropojës në vitet 1985, sot ndjehem i lumtur e krenar, se nga këtu filloi jeta ime, me legjenda, mite, histori, zana, orët e malit, shtojzovallet, Deren e Shkelzenit e ferkemin e kalit të Mujs e Halilit.

Këtu erdha në datë- festën e 07 Gushtit 1984, dhe të pafetë duke u kthyer më zunë” pusi” në Buzhunik e ma regjistruan emrin të cilin e bënë publik me altoparlant në komunikaten e Komitetit të Partisë, në Bajram Curr, që më solli jo pak shqetësime për shkollën e lart…
Në Malin e Shkelzen Hyjnorit kanë ndodh mrekulli, që mendja e njeriut as që mund ta ëndërroj…
Mik e vlla Imazhbardh!

Sot, në Udhën e Radeshës së Gashit, të gëzuemes, Tyrbes së Shkelzenit, të bekueme kanë mbërrit nga mbarë trevat brendashqiptare, që nga Tirana, Prizreni, Fieri, Gjakova, Gramshi, Durrësi nga mërgata e diaspora, nga Anglia, Austria e Gjermania, Franca e Zvicra, bijtë e bijat e kësaj treve.. Udhëtimi në Udhen e Paqes" Sari Salltiku" të Radeshës së Gashit për te vendi i Shenjt, në maje të Shkelzenit është një mrekulli...

Kjo, rrugë- udhë është një arritje e madhe e bekueme e bardh dhe e prospert për të gjithë besimtarët e hyjnorët e Kombit Shqiptar.
Udha e pelegrinazhit hyjnor të përjetshëm për në Shkelzen tek Tyrbja, ( Vorri i Mirë), koft e gzueme e na ndihmoftë, ka përfunduar!Ëndërra mijëra vjeçare u bë realitet, fal Zotit dhe kontributit të besimtarëve të mirëmenaxhuar nga Shoqata "Shkelzeni e Dritat e Tij" me Kryetar Zt. Besfort Tafa e te palodhurit, kryeplakun e fshatit Myhejan, Zt. Muharrem Halit Kortoçi e Zenel Zeqir Memia, sidhe të ekipit të tyre, fjalë pak e punë shume...

Këta janë heronjtë tanë, këta janë heronjtë e gjallë të Udhës së Paqes për te Vorri i Mirë” Sari Salltik Baba”, për te Maja e Shkelzenit, për te Rrezja e Shkelzet, për te Hynori Shkelzen, qendra e Shqipnisë etnike …

Mirënjohje brez pas brezi!… Zoti ua shpërbleftë gjithë atyre, që dhanë kontribut për këtë Kryevepër të Tropojës!
Pakëz histori:
N. B. Rruga e vjetër, që në lashtësi lidhte me njëra- tjetrën krahinat dhe qëndrat kryesore të Dardanisë Antike.
Sipas pleqnarëve të Myhejanit, (Halil Zeqa Memia dhe babës Qazim Shabani, etj) karvanet për tregti lëviznin nga Prizreni e kryesisht Gjakova, në Tropojë- Myhejan… Më pastaj, ndiqnin rrugen nga Kroni i Bjeshkës, në fund të Zapollës, gjatë rrugës për Buzhunik, për në Grykë të Radeshes, (përmes telles së Myhejanit, Begaj dhe Ahmataj), në Radeshen e Gashit të Gurit.
Karvani vazhdonte rrugen për në Lum t’ Gashit, nga aty, në Kersh t’ Vujkut dhe Plavë e Guci, ku bëhej tregti, ndërshqiptarë e brendashqiptarë. Rruga, ose më mirë të themi, Udha më e shkurt, që lidhte ekstremet e qendrave të Dardanisë Antike. Zoti i do Skirtonët,Tro(po)janët, në Dardaninë Antike. Imazhbardhësi e Truall i bekuar!

Këtu, Zoti takon e bashkon Qiellin me Tokën!
Këtu Di(e)lli, është Dielli më i ngroht në botë!
Këtu Bora, është më e bardha në glob!
Këtu Gurgaci zdrit e ndriçon më shumë në planet!
Këtu eshka, dhez duhanin edhe kur laget nga bora a shiu hyjnor!
Këtu bora e ngrime, e për 12 muajshme rrit hyjnorët e dardadanët!
Këtu, në një ardhme të shpejt, me tefeferik, dhe përmes një infrastrukture moderne, për një kohë të shkurtër, do takohet Dardania antike, Kosova, Juniku, Deçani, Gjakova e Prizreni…
Këtu, për vite, dekada e shekuj, u derdhen lumej me lot, gjak, mund, djersë e lutje, për lirinë e pavarësinë e kombit providencialo-hyjnor, të Dardanisë antike, iliro-pellazge!

Që kur, ka ra Dilli e Hana, nuk ka pasë, as pushtues, as kimikate, në këto troje, te skirtonët e tripolitët e qëndrës së banuar të Komit( shek. III- IV)….

IMAZHI SHQIPTAR & Identiteti Kombëtar, është ruajtur e ka mbijetuar më mirë se kudo tjetër në Shkelzen!

Këtu, lind, rritet e jeton- Dashamirësia Njerëzore;

Këtu, lind, rritet e jeton- Burrnia, Trimëria e Fisnikëria;

Këtu, lind rritet e funksionon- Beja, Besa e Feja;

Këtu, lind, rritet e jeton- Solidariteti, Paqja, Humanizmi e Prosperiteti;

Këtu, lind, rritet, jeton e ndriçon si diamant, më shumë se kudo tjetër” MIKPRITJA” hyjnore e Skirtonëve Dardan;

Këtu, lind, rritet uniteti e buzëqeshja e bespaqt hyjnore;

Këtu, lind, rritet e jeton Mirësia hyjnore” pa rrudha” në ballë;

Këtu, lind, rritet e jeton Atdhedashuria, Patriotizmi, Nacionalizmi Qytetar, Shqiptaria & Shqiptarizma të mbrujtur më shumë se kudo tjetër;

Këtu, lindin, rriten jetojnë të pavdekshmit, Luftëtarët e Lirisë, Heronjtë e Luftës, Dëshmorët e Atdheut;

Këtu, lind, rritet, vaditet me gjakun e bijve e bijave më të mirë të shqipes e jeton LIRIA;

Këtu,- ku?!…,- ku tjetër, veçse te Skirtonët, në Shkelzen të Gashit t’ Gurit!

Pse Sari Salltiku në Shkelzen?

Sipas studiuesit Nexhat Ibrahimi, Sari Salltuku si misionar lujti rol të veçant në përhapjen e Islamit në trevat Ballkanike dhe në trojet shqiptare, në periudhen paraosmane, para shek. XIV.
Sari Salltik Baba jeton në mes legjendës dhe historisë…
Në Enciklopedinë islame të hartuar nga evrpianët pohohet se” Sari Salltuku është dervish turk, evlija bektashian me perardhje nga Buharaja, kurse emri i tij i vertet është Mehmed Buhari”.
Në vitet 1261- 81, (pas kryengritjes të pasukses së shehlerëve të vitit 1241) u vendos në territorin bizantinas në Dobruzhë të Bullgarisë.
Në 1263 erdhi në Ballkan në krye të 12 mijë tendave, numër që s’ mund të merret plotësisht i sakt.
Sipas Udhëpërshkruesit Evliha Çelebiu, Sari Salltuku në Turkestan mori nga Hoxha Ahmet Jeseviu urdhërin vijues:” I dashur Salltuk Mehmeti im! Ty të dërgoj në tokat e Rumit. Shko në vendin e shtatë mbretërive dhe bëhu njeri me famë e i njohur”. Pas marrjes së këtij urdhri erdhi me 700 dervishët e vet në Anadoll besnik të idesë së tij.
Ekziston edhe një legjendë se e mori urdhrin nga hazreti Muhamed a.s. jo e argumentuar saktësisht se i ka thënë: ” Çliroje Edirnen e bëje atë muslimane. Y.eti im mos ta braktis këtë vend”.


Në” Vilajet- namen” e Haxhi Bektash Veliut, Sari Salltuku përmendet rregullisht si derish e nxënës i tij.
Ndësa Ebu’ I- hajr Rumiu, në Salltuk namen e paraqet me origjinë prej familjes së Muhamedit a. s, 1450( sunit të vertet) e pa vertetuar.
Sipas historianit H. Inalxhik Sari Salltuku u bë hero i një epi, si dervish e luftëtar që përhap islamin në Evropë.
Ai, i veshur me rasë murgjish të krishterë predikonte islamin neper kisha.
Në librin” Salltuk- nameja” kushtua Atij, del se ka udhëtuar në Rumeli, Anadoll, Sivasi, Turkestan, Kaukaz, Egjipt, Heshista( Etiopi) dhe në Indi.
Duke çliruar Edimen plotëson premtimin e dhenë pegamerit. Çliron Shkupin nga keqtrajtimet e kreshterë.
Ka bërë vepra çudibërse e mrekulli.
Sari Salltukun e gjejmë edhe këshilltar të sulltan Osman Gaziut me këshillimin: ” Bëhu i drejt, mos i detyro të varfërit të të mallkojnë, me kujdes nderoj kaditë dhe mëkëmbësit. Sundo me drejtësi nëse dëshiron të mbetesh në pushtet dhe nëse dëshiron ta ruash degjueshmërinë e shtetasve tu”.


Studiuesi etnolog, Mark Tirtja flet për legjendat mitike të Sari Salltukut.
Legjenda flet për mbifuqinë e Tij, se ku ngulte shkopin në tokë e në shkëmb, shpërthente uji për të eturit e kalimtarët.
Në trojet shqiptare disa vende mbajnë emrin e Sari Salltukut; në Krujë, në Guricaj, Radë pranë Durrësit, në fshatin Zgatar të Opojës, Prizren, ” Fusha e Zenel Agës” në periferi të Pejës, në Jalliçë( Gjallicë) në Lumē, në katundin Prilep të Deçanit, në maje të bjeshkës së Pashtrikut, në kishen e Spirogjonit në Korfuz, ku mendohet se Ai eshtë varrosur, po kështu flitet edhe për kishen e Shën Naumit në Ohër( se është varros).
A. Matkovski edhe M. Tufan, cekin një tyrbe të tij” te burimi i Drinit të Zi, jo fort larg Strugës, duke e veçuar nga ajo e Ohrit.

Largimi né përjetësi i Sari Salltukut

Para se të largohej né perjetësi Sari Salltuku la amanet që trupi i tij të përgatitej në shtatë tabutë( arkivale) dhe t’ u dërgohet 7 mbretërive; të Moskës, Çekisë, Sllovakisë, Edirnës, Bogdanit dhe Dalmacisë.
Kështu edhe ndodhi.
Me përcjellje ushtarësh truoi i tij u dërgua në 7 mbretëri e me këtë veprim u realizua edhe dëshira e Ahmed Jeseviut qē fama e tij të arrij në shtatë mbretëri.


Thuhet se para se të kalonte në përjetësi në kështjellen Gylgar beut të kështjellës i la këtë amanet: ” Kur të largohem secili prej myhybëve( nxënësve) të mi, le ta mbajë nga një arkivol e le ta vendos afër meje. Në cilindo prej këtyre arkivoleve le të gjendem e pronari i atij arkivoli le të më marrë e të më çojë në vendin e tij e ke të më vendosi atje”.
Shpejt kaloj ne pejetësi dhe thuhet se myhybët erdhen nga të katër anët dhe se prej secit arkivol shtrihej dora e tij, secili mori arkivolin e vet e çoi me gëzim të madh në vendin e tij.
Thuhet se iku ne perjetesi nga pirja e ujit të helmuar e nga goditja e një fedaini me hanxharë.
Të dy bijtë e tij, Ibrahimi dhe Muhammedi vazhduan rrugën e babait e me dëshirë kanë hyrë në sherbim në Perandorinë Osmane.
Jo rastësi emnimi” Vorri i Mirë” Sari Salltik Baba”…
Shkelzeni është mal hyjnor në mileniume e shekuj.
Rrëzë Shkelzenit, në Kom ka pasë qëndër banimi, qytez për kohen që në prehistori e paramesjete. Për këtë flasin edhe zbulimet arkelogjike dhe antropologjike që çdo ditë e më shumë po nxjerrin në dritë të vertet e pamohueshme etnokulturore të kësaj treve të anashkaluara e të lëna pas dore…
Këtu kishte qender banimi në KOM…( fjalë një rrokshe, karakteristikë e gjuhëve natyrale hyjnore)


Në të djathtë të lumit të Tropojës, aty ku fillon gryka e Sulbicës, ngrihet një masiv malor rreth 1700 m. I lartë i quajtur mali i Komit. Në një rrafsh të vogël rrëzë tij janë zbuluar fragmente muresh dhe gjurmët e një rruge rreth 2 m e gjerë që lidhte luginën e Tropojës me bjeshkën e Sulbicës, Debërdolit, Koshuticës për të vazhduar më tej në Theth e Kosovë. Fragmenti i murit që ruhet edhe sot pranë rrugës është 1.20-1.40 m. I lartë, i punuar me gurë të thyer e llaç gëlqerje. Ai ka shërbyer si mur fortifikues i rrugës dhe i vendbanimit të Komit që shtrihej pranë saj. Rreth 1.5 km në juglindje të këtij vendbanimi gjendet milliri i Gradit (mulliri i qytetit). Qeramika dhe fragmentet e enëve prej balte të gjetura pranë këtij mulliri dhe ne rrënojat e banesave të Komit, i perkasin shekullit III-IV të erës sonë. Ndërsa dy vorba të zbuluara rastësisht pranë mullirit i përkasin mesjetës së mesme, gjë që tregon se në këtë vendbanim të fortifikuar në kohën romake, ka vazhduar jeta edhe gjatë periudhës së mesjetës. Ashtu si vendbanimi i fortifikuar i Shoshanit dhe Komi ka shërbyer si pike strategjike për mbrojtjen e luginës së Tropojës nga sulmet që vinin nëpërmjet grykës së lumit.
Tropoja është vend shenjtësh, shenjëtorësh e poetësh…
Sipas njërit nga Ballkanologët më të mëdhenjë, par exelence, Konstandin Jereçek, Tropoja e ka marrë emrin nga Shënjti Triphon(- Trepoli/ Trepolus- Tropojë), që në shekullin XIII dhe sipas albonologut Prof. Dr. Qemal Muratit përdorur shpesh në mesjetë të funksionit mbrojtës…

Bekoje Shqiptarin, O Zot!
Miq të dashur, dhe vëllezër, tropojanë, trepolitanë, skirtonë, dardanë e shqiptarë, kudo jeni, punoni e jetoni, Ju uroj me të mirat e gëzuar diten e bardh të gurëthemelit të” Vorrit të Mirë” Sari Salltik Baba”, sidhe të Tyrbes së Shkelzenit! Faqebardhë për jetë e mot! Vllaznim dhe shpirtbardhësi shqiptarit global paqedashës, paqebërës, paqedhënës, paqeshpërndarës dhe paqefalës në Gadishullin Shqiptar, (Ballkanin ilirik).Kombi shqiptar, imazhi im!

Globalizmi, shpirtbardhësi genetike pellazgo-iliro-dardano-arbnore tek shqiptarët! Bashkejetesa, harmonia, solidariteti human, njerëzor e vllaznor, brendashqiptar, ka qenë dhe është unikale, që nga koha pellazge e parapagane, deri në kohët moderne të Evropës së re, që po jetojmë. Urimi shkon për çdo shqiptar në botë, që kontribuon për paqen universale, shqiptarizmën dhe globalizmin nën një Zot. Për Ty, besimtar i Zotit, Shqiptar, qytetar globalist, festimtar i çdo dite të shenjtë e hyjnore, unikal në botë, pavarësisht besimit e fesë, që i perket!

Sot, Bota dhe ne po përballemi me një armik të padukshëm. Sot, jemi në luftë me COVID- 19 dhe me ” Hijen” armikun e gjithëkundodhur e të padukshëm…

C’ est la lutte de l’ ombre!

Kjo është Lufta e ” Hijes”…
Kjo është një luftë mes hijes dhe dritës.
Kjo është një luftë mes shpresës dhe deshpërimit.

Unë jam në anën e shpresës, në anën e të mirës e të bardhes hyjnore.
Unë jam me progresistët, unë jam me paqedashësit e paqebërësit…

” Të bashkuar kundër COVID- 19!
Të gjithë së bashku për Paqe”!

O Zot, shpëtona nga ata që qeshin dhe argëtohen me Luften, dhe qajnë nga Paqja!

Zoti e bekoftë” Vorrin e Mirë” Sari Salltik Baba”!
Zoti e bekoftë Tyrben e Shkelzenit!
Zoti e bekoftë Shkelzenin Hyjnor e Hyjnorin Shkelzen!
Zoti e bekoftë Tropojen! Zoti e bekoftë Shqipninë!

Me përkushtim & dashamirësi vllaznore, njëri prej Jush e si Ju, Astrit Memia!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s