Kategori
Uncategorized

… Pas 21 vitesh, Majorit të Madh, të Luftës së Kosovës(1998- 1999) zt. Nazif Ramabaja, së paku i takon një falenderim i vockël…

Pr/Astrit Memia /

Imazhi Shqiptar në Botë! Me kast, jo pa shkas...

… Pas 21 vitesh, Majorit të Madh, të Luftës së Kosovës(1998- 1999) zt. Nazif Ramabaja, së paku i takon një falenderim i vockël…

… I nderuar, Major, Nazif Ramabaja, vëlla i diteve më të veshtira të Lirisë së Shqiptarëve & Liri-Pavaresise se Kosoves, Ju jeni Hero i gjalle i kesaj Lufte Legjendare!
Ju, na mundesuat reportazhet gjate Luftes ne masmedian perendimore, ku per here te pare ne edicionet qendrore te lajmeve ne televizionin tv3 eshte transmetuar 3 min pa 15 sek, paprecedent ne masmedian prestigjoze perendimore. Dhe brenda 1( nje) minute eshte shperndare ne te gjitha mediat boterore, sepse ishte reportazhi i pare (pas disa kronikave te tjere qe kishim dhene ne si ekip nga Lufta e Kosoves 1998- 1999) nga e verteta e UÇK- se, ne terren, sepse hajnat qe nxirrnin leke nga rrjedhja e gjakut te shqiptareve nuk lejonin te filmonin kete epope te lavdishme.


Ne realizuam kete reportazh;
Se pari, per te bind çdo shqiptarofobe & shqiptarofil, se UÇK-FARK-u, jane nje= LUFTAR LIRIE, dhe te mirorganizuar e mirdrejtuar ne baze te strukturave te rregullta qe ka çdo ushtri e projekteve dhe e programeve te NATO-s.


Se dyti, per te treguar se Kosova vetorganizohet dhe kjo tregon para opinionit publik boteror, se keta luftëtarë lirie nuk jane kriminele lufte…;
Se treti, per t’ i treguar perendimit aftesite shtetformuese permes ushtrise e forcave te armatosura;
Se katerti, per t’ i treguar diplomacise publike e medias, se UÇK-ja, eshte trasparente;
Se pesti, per te promovuar te verteten dhe etiken e masmedias ne lufte bazuar ne konventat nderkombetare e ate te Gjeneves;
Se gjashti, per t’ i treguar mbare opinionit boteror, se te rinjte nga mbare bota( jo vetem shqiptar) po i bashkangjiten kesaj kauze te Lirise globale universale, ndaj genocidit serb te S. Millosheviçit ( si genocid etnik);


Se shtati, per t’ i treguar botes, se aleti kryesor i NATO- s, eshte UÇK-ja;
Se teti, per t’ i treguar politikes e diplomacise boterore, se kjo nuk eshte lufte mes dy kombesh( mes Kombit Shqiptar dhe atij Serb), por Lufte mes botes perendimore per lirite e drejtat universale te njeriut, etnise e kombit dhe genocidit ndaj nje popullate te pafajshme;
Se nenti, per te bere thirrje te nenkuptueshme, se UÇK-ja, eshte e hapur dhe mikepritese per t’ iu bashkangjitur çdo profesionist oficer dhe per çdo qytetar kosovar, kudo qe te gjendet e ndodhet ne bote…;
Se dhjeti, dhe ndoshta me e rendesishmja, edhe pse eshte e renditur e fundit, qe te bind para se gjithash familjaret, prinderit e perendimit, se femijet e tyre qe merrnin pjese ne lufte si perfaqesues te NATO-s, po luftojne per nje kauze te drejt dhe se te paret qe jane ne lufte, jane vete shqiptaret. Pra, per te mirinformuar opinionin publik boteror, se shqiptaret jane te paret, qe po japin jeten per lirine e tyre, pastaj ushtaraket e NATO-s.
Ky opinion ishte domosdoshmeri, pas dizinformimit dhe propagandes fashiste Millosheviçjane e cila kish arrit te njollose kete lufte te shenjte ne shume masmedia lindore e deri gjysme perendimore si ne rastet asaj greke…
Ekzistonte ne perendim opinioni i familjareve te ushtarakeve te NATO-s, se- pse femijet tane po japin jeten per Kosoven dhe Kosovaret nuk luftojne per veten e tyre!?…
Ky reportazh dhe kronikat e tjera, qe kemi raportuar nga terreni binden boten mbare te keqinformuar dhe politiken e diplomacine boterore, se aleati me i ngusht i NATO-s, jane vete shqiptaret dhe UÇK-ja, ne terren. Ky moment, pati nje impakt te jashtezakonshem pozitiv krahas pamjeve makabre te Reçakut dhe te eksodit te permasave biblike te shpernguljes se rreth 1( nje) milioni) shqiptareve.


E kam thene edhe here te tjera, se çdo njeri qe ka dhene jeten per lirine e Kosoves eshte me i madh se ne qe jemi gjalle, por te gjallet duhet te tregojne te vertetat e verteta cullak te kesaj Lufte Heroike e Legjendare te Kombit Shqiptar. Besoj qe tani pas 20 vitesh, jane” ftohur gjaqerat” dhe kokat e “nxehta” , prandaj mendoj e gjykoj, se ka ardh koha qe njeriu qytetar duhet te flas pa emocion, po siç ka qene ne realitet ngjarja.

Lavdi per deshmoret e Lirise!

Me falni, qe u zgjat pakesa, por nuk mund te rrija pa falenderuar Majorin, per mirekuptimin kombetar qe kishim ne ato kohe lufte te lavdishme..
Tani, jane me dhjetra e qindra Luftare te Lirise, qe me takojne e me falenderojne per kontributin modest qe kam dhene ne ate kohe ne pasqurimin e ketyre ngjarjeve ne masmedian shqiptare e perendimore.
Faleminderit per mirekuptimin!

Zoti Ju ruajt, ju ndihmofte e ju bekofte familjarisht!

Perkushtimisht Astrit Memia

P.s. ( Kaq pakez per sot… kismet ne te ardhmen e shpejt, pakez me shume…)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s