Kategori
Uncategorized

Heu bre burra, a’ju ka hup vula ?

U ktheve si qen i rrahur në PD, per pushtet, dhe Berisha të bëri ministër .

E provove fatin edhe nga vota e jone (une nje prej votuesve) ne kuvendin e PD-së, 2005, jo vetën nuk të votova, por të urreva .

Si unë të urryen dhe nuk te votuan 99 % e votuesve në kuvend, apo 100% e demokratëve në gjith shqipërinë …

More nga ne atë që mos të ta them.

Dikur i ardhur nga Korfuzi.

Nga Gjirokastra i hipur si gjeneral mbi tank, i dergove më 1997 ultimatum Berishës, dhe i the ik !

Ikë, ose vrima e miut do jetë 500 grosh.

E ne fakt ai të ’degjoi’ dhe te priti ta nxirrje nga ’vrima’.

Por nuk dihet p’seja e mos ardhjes tuaj…

A thua vertet tankut i mbaroj nafta, predhave ju lag baruti, apo ty tu lagën pantallonat…

Tani si klysh po e riperserit përsëri thirrjen tënde, por këtë radhë i ndihmuar nga Bujar Mehmeti (Nishani) kundër Bashës.

Vërtet ku e gjen fuqinë ky bandit i 1997-es, të sulmojë kaq ashpër dhe paturpesisht, sot më 2021 një si dikur me 1997-en !?

U futët apo rierdhët në PD, ca para Kopit, ca me kopin, dhe ca me gopin, pak para 2005.

E shijuat, dhe volet mirë e mirë pushtetin e Berishës, sikur u majmët ca, u zgjerut nga vithet, dhe u zbukuruat.

Dhe tani jashtë saj, ju duket vetja si ai Maçi i lagur .

Unë nuk kam ndonjë problemin me dorheqien apo qëndrimin e Bashës si drejtues i Partisë Demokratike,

Por unë kam problemin si demokrat.

Si antar .

Si kontribues në Partinë Demokratike.

Me kontribut ndoshta më edhe shumë se ju të gjithëve bashkë që po na jepni leksione dhe urdhëra në atë grup-komisjon.

Unë dua Partinë Demokratike.

Jo brejtësit (minjtë) që mundohen ta brejnë pak e nga pak në hije .

Ju jeni thjesht brejtës …

Brejtës të pushtetit, brejtës të elektoratit, brejtës të Partisë Demokratike .

Unë jam dhe do mbetem antar i Partisë Demokratike .

Ju që sot qaheni (që qafshi kokën tuaj) ndoshta keni harruar.

Por sapo kemba juaj e ndytë preku pragun e zyrave qeveritare më 2005, e harruat, nga shkuat, dhe kush ju çoj në aty zyra.

Prasi, shalet, apo vota dhe mundi i demokratëve dhe i qytetarëve.

Sepse ju skeni si ta dini kush u dhunua vite të tëra në opozitën e kohes me të keqe, por më të guximshme, më qëndrestare në vitet 1997-2005, dhe kjo jo për të shijuar apo shtrirë bythët dhe shalët tuaja në kolltukët qeveritarë.

Ju ishit ata që sot ankoheni .

Por në fakt bëni sikur harroni, se ishit po ju ata që dje në pushtet bashkpunuat me socialistet ’bizesmenë’ dhe i late demokratet rrugeve, në meshire të fatit.

Por ne fund te fundit, ç’lidhe kishit ju me demokratët ?

Shihini këto foto qendrestaresh nder vite, a ndodhet kush nga ju këtu ???

Ti shoku i shkollës se bashkuar, ish sekretar i degës së PD Tiranë, ti qyl pushtetari i perjetshëm, ti qe hiqnje dhe fakirët nga puna nje si ish sigurimi i shtetit dikur, ti që sot çirresh e ngjirresh për …

Kot pyes dhe unë, po ju ska si të ndodheni këtu. Po si mund te ndodhet këtu gjeneral Haxhi Qamili…

Atehere kur ne protestonim dhe dhunoheshim, ju vegjetonit diku jashtë, apo brenda shalëve te sekretareve dhe të qeverisë së atehereshme.

Ju veç interesit të karriges, kurrë nuk pyetet apo pyesi se janë me qindra e qindra demokratë, kontribues nga themelimi i saj, deri sot.

Janë intelektuale dhe profesore te nderuar që nuk flasin, nuk ankohen, paçka se ata qysh nga themelimi i saj, veç se i kanë dhënë gjithshka Partisë Demokratike në bazë e qëndër dhe nuk kanë perfituar asgjë.

I kane vënë shpatullat kur ju ulerinit në shkollen e bashkuar me bustin e diktatorit në krah, vegjetonit me FRESHIN, apo hipur si gjeneral mbi tank .

Ju çirreni për karrige, paçka se ju para tyre jeni thjesht …

Një Maç i lagur që dridhet nën strehën e ksollës .

Në Partinë Demokratike, nuk ka Ik ti dhe të vi unë, se kështu dua unë.

Në Partinë demokratike ka demokraci, ka votë.

Eja konkuro dhe fito .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s