Kategori
Uncategorized

Pse Rama as nuk skuqet e nuk zverdhet nga raportet ndërkombëtare të korrupsionit

Transparenca International raporton se Shqipëria në qeverisjen e Edi Ramës është I kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhet për llogari të oligarkëve.

Po ashtu, Departamenti amerikan i Shtetit në dy raportet e fundit për luftën ndaj terrorizmit dhe luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore nxjerr edhe një herë në pah dështimin e qeverisë Rama.

Po ashtu raporti i OKB për drogërat apo barometri për ballkanin i RCC e nxin Shqipërinë për kanabisin dhe varfërinë.

Më herët organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion” që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë, mes tyre edhe vendi ynë.

Të tjera raporte

Raporti antimafias italiane

Janë me dhjetra raportet të DASH:

2 nëntor 2019: Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin, ku përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.

19 gusht 09:

Sipas Raportit të Transparencës Fiskale të publikuar nga DASH rezulton, se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale.

Kështu Shqipëria renditet bashkë me vendet të tilla si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.

29 mars 2019,Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Nuk po përmendim raportet e Europol, Intepol, OKB, etj, që e nxijnë Shqipërinë e qeverisuar nga Edi Rama sa herë klasifikojnë krimet e ndryshme. Shqipëria është bërë një vend i rrezikshëm për të jetuar sepse krimi ka dalë jashtë kontrollit, duke u bërë palë me politikën dhe qeverisuar bashki.

Efektet janë të qarta, asnjë vizitë zyrtare të KM Edi Rama në një kancelari perendimore, investimet e huaja janë përtokë, reputacioni u vendit tonë ka rënë dukshëm sepse shteti ligjor nuk ekziston si për ne shqiparët ashtu për të huajt në Shqipëri.

Gjithçka kompensohet me marifete Piari si dërgimi i mjekëve në Itali apo tentativa të dështuar për ti dërguar në Britaninë e Madhe, vetëm për të marrë ca kronika tv pro qeverisë Rama.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s