Kategori
Uncategorized

“2021-shi ka gjysmën e vdekjeve krahasur me 2020”, Berisha: Rama kalon mbi kufoma për të mohuar të vërtetën

Ish kryeministri Sali Berisha, është shprehur se në dy muajt e parë të vitit ka pasur 50% të gjithë vdekjeve të vitit 2020 me Covid.

Në një intervistë për Ora News, Berisha u shpreh se Rama i merre vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij dhe se ai mund të kalojë mbi kufoma dhe të mos e pranojë të vërtetën.nullnull

Berisha: Në vitin 2020 statistikat tregojnë se vendi ynë kishte 6300 vdekje më shumë. Me këtë numër vdekjes ne renditeshim pas Meksikës dhe Perusë. Vendi ynë për vdekshmëri të tepërt kalon me 2 herë Kosovë, 2.8 herë Serbinë. 6-7 herë Greqinë.

Sot situata është më dramatike. Në dy muajt e parë të vitit, sipas statistikës së manipuluar të xhahilit të Surrelit, ne kemi 600 vdekje. Pra në dy muaj kemi 50% të të gjitha vdekjeve që ata kanë informuar për vitin 2020, kur kanë thënë se janë 1100 vdekje. Por të shumëzuara me 5.2 ato dolën 6300 vdekje. Nëse këto 600 i shumëzojmë me 5.2 kemi rreth 3000 vdekje në këto 2 muaj.

Rama i merre vetë të gjitha vendimet në funksion të karriges së tij. Ai vetë tha se jemi më mirë se të gjithë vendet e zhvilluara dhe tani del më keq se gjithë të tjerët. Ai do të fshehë. Ai mund të kalojë mbi kufoma dhe të mos e pranojë të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s