Kategori
Uncategorized

Që mos marrësh më rrugët e azilit.

25 Prill nuk është thjesht një ditë votimesh, por një dit-drit edhe për emigrantët shqiptarë.

25 Marsi është një ditë -dritë për të shpëtuar atë pak liri, atë pak dritë, atë pak ajër që na ka mbetur akoma.

Ti , unë, ne…

Plot 500 mijë shqiptarë, morën dhe po marrin rrugët e emigracionit…

Azileve..

Dhe mbetëm, nëpër çadra, poshtë urave, rrugëve të botës, për të zezën tonë.

Ne ikëm nga e keqia.

▪️Ne ikëm sepse atje ska punë, ska siguri, ska barazi.

▪️Ska, sepse atje funksionon jo merita dhe shkolla, jo ligji dhe shteti ligjor, por partia, paraja, dhe mafia në pushtet.

▪️Ne ikëm sepse atje nuk ekziston dhe jo më të funksionojë drejtësia.

▪️Ne ikëm dhe ikim çdo ditë, sepse atje shteti është në dorën e trafikantit, hajdutit, mashtruesit, kriminelit .

▪️Ne ikëm sepse veç premtimeve, barkun kurrë se mbushëm dot me bukë thatë.

Asistentët e emigracionit ku ti dorzohesh dhe ankohesh, të tundin para syve të tu, një palo marveshie me qeverinë e mafies,

Palo marveshie, fatkeqesisht të firmosur nga nje ish minister i brendeshem i lidhur kokë e këmbë me trafikun e drogës dhe bandat.

Të tundin para suve Kushtetutën, lirinë dhe të drejtat të sanksionuara me ligj, (kjo veç ne letër) , dhe shtetin ligjor.

▪️Atë kushtetutë që veç kapakëve të saj të zverdhur dhe shqyer nga delenxhinjtë, asgjë tjetër si ka mbetur.
▪️Atë palo-shtet trafikantësh, vrasësish, hajdutësh dhe mashtruesish, që kanë marrë peng vëndin dhe jetët tona.

Atë palo shtet që jo nuk të mbron por të dhunon, të përndjek, dhe të përzë rrugëve të botës si një qen të rrahur, jo si qytetar i lirë dikur dhe autokton i atij vëndi.

▪️Njerzit po ikin.

▪️Azilet po mbushen çdo ditë.

▪️Të gjithë ankohen, qajnë, luten, përgjërohen në zyrat e huaja të emigracionit, për të marrë një ndimë, apo një copë kartë.

▪️Të tjerë fatkeqë e mbushin barkun nëpër qëndra sociale apo ndima kishtare.

Për të mos u këthyer mè kurrë atje.

Bëhemi shërbëtorë…

Martohemi me arabë, duke na vënë edhe shaminë..

Martohemi me afrikanë,

plaka, pleq, sakatë, e për dreq.

Martohemi duke lënë gjithshka kishim, vetëm e vetëm për të mos u këthyer kurrë më atje.

Atje ku shteti të vret.

Ne ikim, ikim, dhe vetëm ikim pa kthim.

Ikim por harrojmë se pas po lemë ëndrrat, varret, kockat e të parëve tanë, dhe një tokë të djegur në dorën e disa maskarenjve dhe horrave, me kostum parlamentari dhe pushtetari.

Ne ikim dhe nuk mendojmë se nuk jemi ne ata që duhet të ikin, por ata…

Ata dhe banda e tyre kriminale…

Ata që kanë marrë dhe po mbajnë peng një popull dhe një komb të tërë.

Ne ikim por harrojmë.

▪️Ne emigrantët të mashtruar me një biletë autobuzi falas, për të zezën tonë dhe të familjeve, vajtëm dhe votuam masivisht, këtë kastë hajdutësh, trafikantësh, narkoqeveritarësh.

Koha për tu këthyer.

Ne duhet dhe do rikëthehemi…

▪️Do rikëthehemi dhe bashkohemi revoltës dhe votës popullore, kundër mashtrimit, varfërisë dhe krimit.

▪️Ne emigrantët i jemi borçli popullit tonë…

Vota e jonë si emigrantëve duke vajtur të mashruar, një si tufat e karkalecave pushtues, me autobuzat ”rilindas” me votën tonë nuk ndërtuam, por shkatërruam apo shfarosëm atë pak demokraci të ndërtuar me gjak.

Vota e jonë solli në pushtet, të zezën e popullit të vet.

Pak nga pak po vjen dita e shpagimit edhe për ne.

Vajtja dhe vota e jonë nuk do jetë më e drejtuar nga sekseret mashtrues ”rilindas”. Vota e jonë këtë radhë do të jetë ndryshe…

Vota e jonë do i bashkohet popullit.

Ajo do jetë…

Në mbrojtje të liri-demokracisë, kushtetutës dhe shtetit ligjor…

Vota e jonë e bashkuar do të jetë për të larguar nga pushteti njëherë e mirë këtë narko qeveri.

Ti emigrant, nuk meriton të nëpërkëmbesh më.
Ndaj...
Injoroi, bështyi, dhe përzeini sekserët, mashtruesit, dhe gjithë ata që ju baltosën fytyrën,ju vodhë votën dhe dinjitetin tuaj !

Gjithë ata që ”rilindja” i ble, i mbledh dhe i përdor si....me njè pjatë çorbë të prishur...

🔹25 Prilli është ditë-dritë popullore në mbrojtje të lirisë tonë.

🔹25 Prilli është një dit-dritë e bashkimit qytetar, për të shpëtuar Kushtetutën.

🔹25 Prilli është dit-drita e bashkimit të shqiptarve për rikthimin e demokracisë.

Ndaj…Bashkou edhe ti…Shqipëria kërkon ndryshim.

Sepse:

Më 25 Prill Fiton Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s