Kategori
Uncategorized

Dilni se erdhi vaksina!(me një mësim nga Baba Çeni)

Këtë psikologji dominuese duket se e ka kapur mirë z. Rama, që 300 sot, e 400 nesër, i mjaftojnë për të mbajtur me lajme një milet 3 milionë.

Me siguri qëherën tjetër në aeroport do vijë edhe trupi diplomatik, ndërkohë që një vend mik, por sekret ka premtuar 300 mijë vaksina. 

Edhe lajmet vaksinë janë.

Mbërrijnë 7020 doza të vaksinës Pfizer. Punë jo gjumë

Kështu thotë kryeministri Edi Rama që ka nisur të presë në aeroport çdo dërgesë vaksinash. Në një botë që po vaksinon miliona, përfshi fqinjët tanë më të afërt, z. Rama quan punë vaksinimin e 5000 njerëzve në 2 muaj. Punë është edhe kjo sipas një pikëpamjeje, sepse dikush mund të dalë e të thotë: më mirë 5000 apo hiç? Në veprim këtu është psikologjia e zakonshme e jona që na mëson se dështimin nuk e kemi humbje, por barazim që na rri në xhep. Fundi i fundit, ne të fundit kemi qenë. Pse të pretendosh më tej dhe t’i biesh në qafë qeverisë?

Mirëpo kjo qeveri në fillim të pandemisë nuk lejonte testet private, më tej i lejoi ato. Tani nuk i afrohet vaksinës ruse dhe kineze, por më pas duket sikur e ka me dy mendje. Çka na mëson se njësoj si për sëmundjen që po paguajnë thuajse të gjithë me infermierë e doktorë, skanera e ilaçe, edhe për vaksinën këtu do përfundojmë.

Puna është se nëse gjatë pandemisë pati protesta kudo, në Shqipëri nuk pipëtin miza. Po fare. Bëhet fjalë për shëndetin dhe populli është vënë në udut pa më të voglin mundim. Dhe të mendosh që z. Rama nuk e do këtë lloj populli: ai do miletin e ahengut, zhurmës, gallatës. Ky lloj mileti që të vjen nga pas kokëulur nuk para i rri mirë një natyre kreative të një artisti. Si ta shpjegosh këtë tredhjen tonë sociale? Që duket se qenka e thellë, shumë e thellë.

Nuk ka studime për këtë, por një anekdodë e treguar dhe përcjellë nga njerëz që e njohin këtë vend para nesh, mund të bëjë sevap për pyetjen tonë.

Thonë se gjatë LIIB, pasi italianët dogjën Pezën, fshatarët e zonës, që mbetën pa shtëpi e ushqim u drejtuan te shtëpia e Babë Myslymit. Tek i cili shpresonin të gjenin sado pak shpëtim, meqë dera e tij i çoi në luftë. Baba i hapi dyert dhe nis të shpërndante sa miell, e sa grurë, pa e menduar gjatë. Rastis aty shoku Enver që me të parë këtë gjë, i kthehet:

-Babë Myslymi e ke gabim. Nuk u do dhënë grurë e misër këtyre.

-More haram, si more të lëmë njerëzit tanë rrugëve? – hakërrye Baba.

Shoku Enver nuk e zgjati. Pas dy ditësh, radha para shtëpisë nuk mbaronte dhe Babë Myslimi nuk po dinte si t’i hiqte qafësh njerëzit.

-More Enver, po si t’i largojmë se nuk kemi për të gjithë?

-Eeee, po të thashë unë or Babë. Po nuk më dëgjove. Ma ka mësuar Baba Çeni mua këtë punë.

-Pa hë ma thuaj!

-Kur isha i vogël, më jep Baba Çeni lopën ta çoj poshtë nga Viroi ta kullos në një arë që e kishim tonën. E çoj unë lopën gjithë gëzim dhe aty me të hyrë nisa të këpus barin, ja jepja lopës. Ajo e hante, unë shkul prapë e jep. Kaluan nja 2 orë. Lopa u nginj, piu edhe ujë viroi e u urgus. Ra e nuk ngrihej më. Po errrej. Lopa nuk lëvizte. U nis Baba Çeni  me njerëz nga Gjirokastra të më kërkonte dhe erdhi e më gjeti duke tërhequ lopën që nuk lëvizte.

-Çfarë ke bërë?- më tha

Kështu e ashtu ia shpjegova unë.

-Hajvan, – tha. E më këputi një dackë.

-Po pse kështu bëhet? Lopës i jepet një grusht bar dhe e shëtit dy orë. Pastaj prapë një grusht. Dhe e sjell lart në shtëpi.

-Qysh atëherë or Babë unë këtë gjë e kam parasysh.

Kjo mund të jetë krejt shpikje, por kjo metodë ilustron deri diku politikën e dietës që ndoqi regjimi i Hoxhës, me sukses të paprecedentë. Aq sa përbën një shembull flagrant sesi një shoqëri mjafton të ketë sigurinë e mbijetesës për të mos lëvizur fare nga vendi.

Këtë psikologji dominuese duket se e ka kapur mirë z. Rama, që 300 sot, e 400 nesër, i mjaftojnë për të mbajtur me lajme një milet 3 milionë.

Me siguri qëherën tjetër në aeroport do vijë edhe trupi diplomatik, ndërkohë që një vend mik, por sekret ka premtuar 300 mijë vaksina.

Edhe lajmet vaksinë janë.

Madje ku e ku e më efeketive se vaksinat reale. Kështu që ta kuptojmë se z. Rama nuk është se po na gënjen i ziu! Ai thjesht është i interesuar që ne të kullosim lajmet e tij, të cilat duhet thënë se nuk gënjejnë.

Ato thjesht kanë atë problemin e kontrastit në transmetim që e kishte kaq të dukshëm Tv Iliria dikur. E mbani mend, që vinte në terezi me të qëlluar?

Republica.al Shaptilografisti

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s