Kategori
Uncategorized

I pati të gjitha pushtetet, kaq di të bëjë. Mbrojeni dhe votojeni se vishet bukur

Kaq është kapaciteti zhvillues i parazitit, nuk ka pse të çuditetmi.

Të thithë e thithë papushim palcën ku ngulitet derisa ta thajë përfundimisht. Këpusha që qeveris sot është në fakt në kompani të mirë, gjallon e shumohet në koloninë e lajmexhinjve të neveritshëm që kanë ekzkluzivitetin e të gënjeshtrave, e një manipulimi toksik që përfundon të vetësugjestionojë edhe ata vetë. Nuk mbulohet dielli me shoshë. Këtë e dinë edhe këto shushunja që e shohin se vjedhja është ekonomi, struktura vetë. A

14 shkurti po afron, por asnjë suprizë nuk ka më për ditën e të dashuruarve. Sepse dashuria në këtë sezon i është dedikuar Fatos Nanos, deklarimet e të cilit në një emision televiziv po qarkullohen e interpretohen si Bibla e tranzicionit, si një rrëfim ku ne duhet të falemi. Pak e ndan shpalljen e Nanos në shenjtor politik, në dikë që mesa duket ka thënë gënjeshtrën perfekte të një katharsisi të brendshëm që shërben për të kuptuar më në fund të vërtetën që na bëri të heqim kaq shumë këto dekada. E vërtetë e cila është se Berisha është i keqi.

Ata që e mbrojnë këtë tezë janë të njohur; ▪️sot janë thinjur e u kanë rënë flokët.

Deri më dje si çunakë ishin në shërbim të ustait të radhës, gjithnjë me kalemin në dorë për të bërë hatanë e radhës me denoncimin e padrejtësive.

Janë po këta që shpejt në vitin 2002 e shpallnin Nanon lojtar dhe mjeshtër, kur në pakt me Berishën ia mori kalanë Ilir Metës dhe zgjodhi presidentin konsensual.

▪️I rendën pas deri në vitin 2005 kur ndërruan karriget për t’i shërbyer Edi Ramës.

▪️Të cilit i shërbejnë edhe sot e kësaj dite. ▪️Pa asnjë fije skrupulli, pa asnjë mëshirë për veten të cilën e kanë shndërruar në variabël.

Por kaq dinë të bëjnë.

▪️Kaq dimë të bëjmë ndoshta të gjithë. Ajo që nuk kuptohet sot është se përpjekja për të justifikuar çdo gjë është paradhënie për konflikt nesër, sepse pushteti ku këta ndjehen komod, i kishte më në fund të gjitha: qeverinë, ambasadat, pushtetin vendor, gjykatat, prokurorinë, mediat

▪️Janë po këta që në vitin 2005 e shpallën Nanon pijanec e zuzar që i shiti pushtetin Berishës,

▪️ Sot Nanoja humbi nanizmin e vet moral. ▪️I veshën kostumin e ri. ▪️Duhet të çuditemi vallë?

Kaq është kapaciteti zhvillues i parazitit, nuk ka pse të çuditetmi. Të thithë e thithë papushim palcën ku ngulitet derisa ta thajë përfundimisht.

Këpusha që qeveris sot është në fakt në kompani të mirë, gjallon e shumohet në koloninë e lajmexhinjve të neveritshëm që kanë ekzkluzivitetin e të gënjeshtrave, e një manipulimi toksik që përfundon të vetësugjestionojë edhe ata vetë.

Nuk mbulohet dielli me shoshë. Këtë e dinë edhe këto shushunja që e shohin se vjedhja është ekonomi, struktura vetë.

Ajo vjedhje që edhe i paguan të lehin.

s.zaimi .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s