Kategori
Uncategorized

Pas BE-së Rama i ‘tregon vendin’ ambasadorëve të SHBA dhe Britanisë: Nuk pres që …

Arroganca e Ramës arrin deri në atë pikë, sa paralajmëroi ambasadoren Kim që të mos i thotë atij se çfarë duhet të bëjë në lidhje me kërkesat e saj të përsëritura, për mos kandidimin e personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin…

Duket se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së dhe së fundmi edhe SHBA-së me përfaqësuesen e vetë ambasadoren Yuri Kim në Tiranë, nuk janë rrëshqitje momentale dhe rastësi.

Ditën e sotme ai i shtoi notat e arrogancës deri në atë pikë, sa paralajmëroi ambasadoren Kim që të mos i thotë atij se çfarë duhet të bëjë në lidhje me kërkesat e saj të përsëritura, për mos kandidimin e personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

‘Nuk ka nevojë të ma thotë Ambasadorja e SHBA detyrën time. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, jo ka thënë kështu, ka thënë ashtu. Unë e respektojë ambasadoren, por unë e di detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar’, tha ai për ambasadoren Kim.

Gjithashtu gjuha e Ramës ishte e ashpër edhe ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe, Dunkan Norman, duke thënë se nuk e kupton se çfarë pune ka ai me zgjedhjet në Shqipëri!

‘Nuk e kuptoj pse ambasadori Britanik është kaq shumë i përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri. Nuk e kuptoj se përse është përfshirë në këto biseda për zgjedhjet’, repliko Rama me ambasadorin e Britanisë së Madhe.

Me të njëjtën gjuhë të ashpër kundër përfaqësuesve të vendeve perëndimore ai foli edhe për Koordinatorin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler.

‘Unë nuk e njoh dhe nuk kam përse t’i përgjigjem (koodinatorit Michael Gahler). I marrë me rezervë citimet. Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin. Kush është ky? Si mund të përdoret njëherë termi përgojim?! Këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto nuk fajësoj Koordinatorët e BE. Unë e di kush është fajtori. Nuk kam përgojuar BE-në, kam thënë atë që thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë thonë?

E dëgjoni çfarë thotë presidentja e KiE? Kjo situatë u krijua nga një qasje dritëshkurtër e palogjikshme, urdhëro ku janë rezultatet. Nuk ka nevojë ta mbrojë asnjë koordinator i PE nga unë. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Edhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Për kë flet ai për shokun e vet?! Do na tregojë se ne nuk meritojmë vaksinën pse nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-ës?’, tha kryeministri i Shqipërisë që aspiron të anëtarësohet në BE.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s