Kategori
Uncategorized

Çfarë po prodhon izolimi perëndimor i Ramës?* After the EU, Rama ‘shows the country’ to the US and British ambassadors: I do not expect that…

Rama i cili tashmë i dëshpëruar po tenton të shantazhojë Perëndimin me kthimin e timonit drejt Lindjes.

Red Varaku/

Edi Rama po përpiqet të japë imazhin e një njeriu të pakompleksuar dhe, madje shpesh, shfaqet cinik dhe sfidues me situatën ku ndodhet vendi. Sipas tij, çdo gjë po shkon normalisht dhe as që bëhet fjalë për një krizë. E vetmja që po kalon krizë, deklaron ai, është opozita, madje sipas tij dhe vetë Europa .

E vërteta është se, kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare prej 2017 dhe që nga momenti i djegies së mandateve, vendi po shkon drejt një përplasjeje të sigurt nëse zgjedhjet nuk do prodhojnë ndryshim.

Kjo e ka transformuar Ramën tërësisht, sepse e lidh atë pikërisht me atë që nuk do të donte kurrë të lidhej nëse nuk lejon transferimin e pushtetit me votë të lirë. E lidh me njeriun që është gati të djegë Shqipërinë për pushtetin e tij dhe familjes së tij.

Në çdo konferencë, ai nuk ngurron ta fshehë zemërimin dhe cinizmin për Lulzim Bashën. Por, pas çdo përpjekjeje nuk arrin ta fshehë dot nervozizmin e tij, me djaloshin që e mundi kur ai ishte në kulmin e lavdisë së tij, madje edhe në vitin kur në bulevard, si pasojë e papërgjegjshmërisë së tij, mbetën të vrarë katër njerëz, gjakun e të cilëve e përdori për të firmosur kapitullimin e tij përballë LSI në vitin 2013.

Ndërkohë, mesazherët perëndimorë po japin mesazhe të qarta. Ata e kanë bërë të qartë se kush është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, përgjegjësi kryesor për mbajtjen e vendit në një krizë permanente prej zgjedhjeve të vitit 2017 si dhe kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse kjo situatë degradon.

Dështimi i hapjes së negociatave për të disatën herë është një tregues i qartë i qëndrimit kokëfortë të europianëve. Ndërsa, vendosja e zgjedhjeve të lira si kusht për vazhdimin e integrimit, dëshmon se ata kanë pranuar strategjinë e opozitës për daljen nga kriza dhe janë të palëkundur në kërkesën e tyre për largimin e këtij kryeministri.

Ajo që është me e dukshme, janë konferencat e njëpasnjëshme për shtyp, takimet e stisura, me të cilat sikur ky kryeministër kërkon të shfajësohet para shqiptarëve duke ia hedhur gjithmonë fajin opozitës dhe Lulzim Bashës, për greminën ku po shkon vendi, a thua se kryeministër është Lul Basha.

Pas publikimeve të njëpasnjëshme të përgjimeve në mediat më në zë të botës si Zëri i Amerikës, Bild etj., presioni i Perëndimit është shtuar ndjeshëm. Ai ka filluar të japë efektet e tij.Tashmë dhe më naivët e kanë të qartë se kush qëndron pas tyre.

Vëzhguesit e kujdesshëm të sjelljes së Ramës e kanë vënë re ndryshimin e menjëhershëm në qëndrimin e Ramës, i cili tashmë i dëshpëruar po tenton të shantazhojë Perëndimin me kthimin e timonit drejt Lindjes.

Problemi më i madh i Ramës është se miti që Rama ka mbështetjen e perëndimorëve ka rënë përfundimisht . Washingtoni, Berlini, Parisi, Amsterdami vazhdojnë të godasin pamëshirshëm në fytyrën e qeverisë shqiptare. Është në fakt hera e parë që BE ka dalë kaq brutalisht dhe kaq vendosmërisht kundër qeverisë socialiste.

I dëshpëruar se të gjithë i kanë mbyllur derën dhe i terrorizuar nga mungesa e një garancie, ai po shfaqet sfidues ndaj këtij izolimi, madje me shantazhin e orientimit të Shqipërisë drejt lindjes, duket sikur po kërcënon dhe me destabilizim, por e vërteta është se edhe këtë ai po e bën, sepse po kërkon sërish një ‘pazar’.

Vetëm se kësaj here nuk kërkon një pazar për të ruajtur karrigen e tij, por kokën e tij.

*repost

After the EU, Rama ‘shows the country’ to the US and British ambassadors: I do not expect that…

@ gjata.com @ gjata.com
3 hours ago
Rama’s arrogance goes so far as to warn Ambassador Kim not to tell him what to do about her repeated demands that crime and corruption-related individuals not run…

It seems that the attacks of Prime Minister Edi Rama against the EU and recently the US with his own representative Ambassador Yuri Kim in Tirana, are not momentary slips and coincidences.

Today he raised the bar of arrogance to the point that he warned Ambassador Kim not to tell him what to do about her repeated demands, not to run persons linked to crime and corruption.

‘There is no need for the US Ambassador to tell me my task. Do not bring the American ambassador in front of me, no, she said so, she said so. “I respect the ambassador, but I know my duty to the law and the Albanian people,” he told Ambassador Kim.

Rama’s language was also harsh towards the ambassador of Great Britain, Dunkan Norman, saying that he does not understand what he has to do with the elections in Albania!

“I do not understand why the British ambassador is so involved in the elections in Albania. I do not understand why he is involved in these talks about the elections’, Rama replied with the ambassador of Great Britain.

With the same harsh language against the representatives of Western countries he also spoke about the Foreign Policy Coordinator of the European Parliament, Michael Gahler.

“I do not know him and I do not have to answer him (to coordinator Michael Gahler). I reserve quotes. All that you have listed is a fairy tale from the past. They have nothing to do with reality. Who is this? How can the term gossip be used once ?! These are all completely unfounded slanders on the facts of our country. I do not blame the EU Coordinators for this. I know who the culprit is. I did not slander the EU, I said what everyone says today. Do you hear what they say?

Do you hear what the CoE president says? This situation was created by an illogical short-sighted approach, order where the results are. There is no need for any EP coordinator to protect me from me. They are used to talking like this because unfortunately they are supplied by Tirana, fed by Tirana. Supported by Tirana. That is why they are used to talking like that. They also do not have the ethical minimum when they open their mouths. Who is he talking about his friend ?! It will show us that we do not deserve the vaccine, why do we not agree on the 2019 elections? ‘, Said the Prime Minister of Albania, who aspires to join the EU.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s