Kategori
Uncategorized

Qelbësira dhe kriminelë të të gjitha llojeve, bashkohuni për një mandat të tretë!

Mustafa Nano ende nuk e ka publikuar shkrimin me titull: “Qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni për një mandat të tretë”.

Ka kohë që ta shkruajë, por pavarësisht nga kjo, Edi Rama, i është rikthyer strategjisë elektorale të zgjedhjeve 2013 mbi të njëjtën strategji.

Në vitin 2013 shumëkush brenda radhëve të “Rilindjes”, thirrjen ndaj “qelbësirave” për të rrëzuar Sali Berishën e përktheu thjesht në një bashkim me LSI-në, e cila deri në atë kohë ndante pushtet me PD-në.

Por e vërteta, siç u mësua edhe më pas kur nisi të funksionojë Ligji për Dekriminalizimin, ishte se për atë skemë që e solli në pushtet për herë të parë, Edi Rama u mbështet te  përfaqësuesit e krimit nga Jugu e veçanërisht në Veri të vendit, duke i futur në parlament dhe bërë kryetar bashkish.null

Gjithashtu ai premtoi atëherë katapultime të krimit në administratën shtetërore, e cila tani pas 8 vitesh është kthyer në një çerdhe të të dënuarve jashtë vendit për trafik e vepra të tjera penale.

Pasi e rrëzuan Sali Berishën, “qelbësirat” prej 8 vitesh jo vetëm që janë në pushtet, por njëkohësisht kanë thelluar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, këtë herë nën mbrojtjen e vetë shtetit.

Direkt apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në qeveri, parlament dhe administratë, krimi i shndërruar tashmë në biznes që pastron paratë nëpërmjet tenderimeve dhe punëve publike është thirrur sërish “nën armë”, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Këtë herë kërkohet ruajtja e statukuosë, por edhe po shantazhohen me dosjet e mëdha të shkeljeve dhe korrupsionit që kanë konsumuar, gati hapur.

Paralelisht me këtë kategori nëpërmjet Operacionit Forca e Ligjit (OFL) është mbyllur skedimi i të gjithë krimit në vend, duke i kërcënuar dhe shantazhuar pikërisht te pika më e dobët e tyre që është pasuria.

Ndaj nuk është më sekret, (të gjithë e dinë në çdo qytet të Shqipërisë), se paralel me shtabet elektorale të PS-së kanë nisur punë edhe shtabet elektorale të ngritur nga krimi me shpatë e OFL mbi kokë.

Por nuk ndalet këtu fronti i “qelbësirave”, për një mandate të tretë.

Kohët e fundit, ka nisur një fushatë e paprecedentë e Edi Ramës personalisht dhe gjithë shtabit të tij për të rekrutuar në PS të ashtuquajturit të pakënaqurit nga LSI, me synimin e vetëm për të dobësuar frontin opozitar.

Figurat që po bashkohen, ose e kanë emrin në SPAK për afera gjigante si ajo e inceneratorëve, ose janë kapur nga Ligji i Dekriminalizimit, ose e kanë vjel në maksimum pushtetin në kohën e Berishës e të Ramës së parë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rekrutimet në profil më të ulët në bazë.

Që morali politik nuk është në axhendën e Edi Ramës, këtë as që e diskuton më njeri. Por ky vrull dhe investim i madh që po bën për të ngritur një “Front qelbësirash” me renegatë të majtë e të djathtë, me kriminelë e të korruptuar, më shumë se për dëshirën për një mandate të tretë, tregon për frikën dhe panikun e tij për atë që do ti ndodh kur të mos jetë më në pushtet!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s