Kategori
Uncategorized

Tufëzimi i të “majtëve dhe të “djathtëve” shterpë” në stallën e PS-së.

Ajo që po ndodh është asgjë më shumë sesa tufëzimi i të ashtuquajtës e Majtë dhe pseudo të djathtë, një si mizat e m…ndodh vetëm aty ku mund të ndodhë: Në stallën e PS-së.

Kjo stallë që ka qenë në fshehtësi jo vetëm grazhdi që i mëkon, por kisha dhe shkolla e kësaj kategorie për dekada.

Pak ditë më parë u fol se ish-deputeti Gledion Rehovica bëri të njëjtën gjë.

Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë po ashtu zgjodhi të bënte lëvizjen e vet drejt PS-së. Të gjithë këta nën dirigjimin e narkokryeministrit, ankohen se LSI i ka ikur misionit të vet dhe është shndërruar në një parti private.

Me këtë frymë misionare, Nasipi, Gledioni dhe ndoshta edhe ndonje tjeter po hedhin sytë nga Partia e Misioneve, ajo Socialiste.

Nasip Naço kaloj pag më larg, mbas avijve të alkolit, bëri edhe një biçim eksperimentimi me veten kur tha se “ka marrë fund koha e eksperimenteve”, duke na lënë të kuptojmë se çdo sipërmarrje e re politike është e kotë. Ne duhet të tregohemi të mençur dhe të votojmë partinë mëmë, pjellë dhe vazhdimësi e komunizmit, diktaturës dhe dosjeve të sigurimit…

Sorollopi që tani po i gjen bythës së vet karrigen e radhës nuk meriton asnjë rresht sepse dihet mirë se ( veç abuzimeve me pushtetin dhe bizneseve ) të tyre, çfarë tjetër përfaqsojnë.

Mesazhet dhe alibitë e rasteve të tilla nuk vlejnë sepse kush vallë beson te morali i Nasipit dhe atyre pas tij? Sidomos kur sheh regjinë e rekrutimit mes pijeve alkoolike dhe shoqërisë monetare si Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri.

Ajo që po ndodh është asgjë më shumë sesa tufëzimi i të ashtuquajtës e Majtë dhe ndodh vetëm aty ku mund të ndodhë: në stallën e PS-së. Që është ajo stallë që ka qenë grazhdi, kisha dhe shkolla e kësaj kategorie për dekada.

Problemi është se kjo “elitë politike” që sot levis simbas interesave të fshehta, financohet dhe mbrohet te manteli i të ashtuquajturëve liderë si ky që sot është kryeministër.

Kjo elitë e dështuar qeverisëse, dhe zagarët e saj që po ndrrojnë partitë, si prostitutat dhomat e një bordelli, veç vjedhjes, dhe abuzimit me pushtetin, nuk ka se çfarë të ofrojë më.

As ide, as energji për zhvillim.

Vetëm zhvatje dhe parazitim.

Kjo qeveri, ky kryeministër dhe këta lëpirës interesash të tyre, janë në fundin e rrugës së vet.

Kjo kaste gaxhgaunësh të pangopur nga të dy krahët politikë, që kanë gjetur te kryemafiozi kryeministër, garancinë e vetme se mund të ruajnë priviligjet, harrojnë se është vetëm çështje kohe përmbysja e saj, edhe pse sot duket se rrugët janë të gjitha të mbyllura.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s