Kategori
Uncategorized

‘Tigri fluturues” me eskorten e dashnoreve,më shumë në ajër se sa në tokë. Në 7 vjet 2.4 milionë euro me charter. Ku i gjeti paratë?

Ku i ka marrë vallë këto para Arben Ahmetaj?

Kush i ka financuar udhëtimet e tij dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim?

Fakte për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Arben Ajmetajt 70 fluturime me charter dhe 1400 me linja të tjera gjatë shtatë viteve. Duhet buxheti i një institucioni për të mbajtur ‘tigrin’ e korrupsionit në ajër bashkë me eskortën e dashnoreve që ka punësuar nëpër ministri. Kush e ka financuar dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim.

Njihet ndryshe edhe si ‘Tigri fluturues’. Arben Ahmetaj, një nga ministrat më të korruptuar dhe të pasur të Edi Ramës, i cili e ka nisur ‘karrierën’ 17 vjet më parë me vjedhjen e rreth 50 milionë USD të ‘Albtelekom’ me kompaninë e tij ‘Hermes’, qëndron më shumë në ajër se sa në tokë.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, Arben Ahmetaj, që kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe e bëri ministër, udhëton 7 herë në vit me charter dhe rreth 200 herë me linjat e tjera të zakonshme. Një udhëtim me charter, ku ‘tigri fluturues’ shoqërohet me eskortën e tij të femrave që ka punësuar nëpër ministri, kushton rreth 50 mijë euro. Çdo vit, udhëtimet e Arben Ahmetajt me charter privat kanë kushtuar rreth 350 mijë euro, ndërsa paga e tij ministër është rreth 20 mijë USD në vit. Gjatë shtatë viteve, fluturimet e ‘tigrit’ të korrupsionit, të cilit Rama i ka besuar fondet e tërmetit dhe koronavirusit, de fakto edhe tatimet dhe doganat, pra të gjitha financat e shtetit shqiptar, kushtojnë mbi 2.4 milionë euro.

Nuk po llogarisim mbi 1 400 udhëtime të ‘tigrit fluturues’ me linjat e zakonshme ajrore, por vetëm rreth 70 udhëtime me charter gjatë 7 viteve të qeverisjes së Rilindjes, me kosto mbi 2.4 milionë euro. Për të mbajtur në ajër ‘tigrin’ e Rilindjes, simbol i babëzisë dhe luksit të pushtetit, duhet buxheti i një institucioni.

Ku i ka marrë vallë këto para Arben Ahmetaj?

Kush i ka financuar udhëtimet e tij dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim?

Këtyre pyetjeve sigurisht mund dhe duhet t’u japë përgjigje SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Po japin disa fakte, të pranuara nga vetë Ahmetaj, të cilat duhet të shtyjnë SPAK për të hapur një nga dosjet më spektakolare të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, me protagonist ‘tigrin’ e Rilindjes, i cili çuditërisht është aleat dhe i mik i besuar i Ilir Metës.

Po vetë Arben Ahmetaj si i ka shpjeguar udhëtimet e shtrenjta me charter?

Në vitin 2016 u hap debati publik për udhëtimet e ministrit, i cili kërcen sa në një ministri në tjetrën, duke marrë me vete kudo eskortën e femrave. Disa përfaqësues të PD kërkuan hetime dhe sqarime. Debati u mbyll shpejt pasi Ahmetaj ka lidhje të forta me Ilir Metën, ndërsa gruaja e tij punon në një bankë, e lidhur ngushtë me familjen Berisha. Gjithashtu, Ahmetaj është i besuari i Ramës për lëvizjen e parave, mashtrimet e mëdha qeveritare, koncensionet mafioze, fshehjen e borxhit etj.

Pra, ‘tigri’ i ka krahët ngrohtë në të gjithë anët. I vetmi rrezik për të është SPAK dhe Byroja e Kombëtare e Hetimit.

Megjithatë, gjatë këtij debati, Ahmetaj dha një shpjegim. Ai tha se udhëtimet e tij me charter ishin financuar nga disa biznesmenë, por pa përmendur emrat e tyre, pa sqaruar arsyet për çfarë interesash këta biznesmenë paguajnë dhjetëra mijëra euro për të mbajtur në ‘ajër’ ‘tigrin’ me eskortën e tij, çfarë u kishte dhënë në këmbim etj.

Duke parë që ky version ishte i rrezikshëm dhe mund të hapte telashe, Edi Rama nxori një version tjetër, duke thënë se udhëtimet e Ahmetajt me charter ishin zyrtare dhe të financuara nga buxheti i shtetit. Por, ky version ishte po aq i rëndë dhe skandaloz sa i pari.

Së pari, ministri kishte udhëtuar drejt vendeve ekzotike, kishte udhëtuar në fundjava dhe festa, fakte që e nxirrnin zbuluar.

Së dyti, ‘tigri’ regjistrohej në sistemin TIM-s kur kalonte në kufi, por jo kur kthehej në Shqipëri. Së treti, si mund të paguante shteti shqiptar charter privat në shërbim të një ministri dhe pse nuk udhëtonin edhe ministrat e tjerë me charter. Meqenëse, të dy versionet ishin qesharakë debati u mbyll me shpejtësi./Marrë nga Pamfleti

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s