Kategori
Uncategorized

Nga Bordello në Parlament

Rilindja është veçse një bordello e cila mbahet në këmbë nga taksat tona. Dhe kur e etiketoj
” bordello” nënkuptoj qoftë kuptimin e figurshëm, qoftë kuptimin konkret të kësaj fjale. Parlamenti shqiptar është reduktuar në një ngrehinë mbushur me qënie pa kurrfarë kushtetute morale dhe dinjiteti njerëzor.

25 prilli nuk është betejë programesh, nuk është betejë partish, nuk është betejë mes së Majtës apo së Djathtës. 25 prilli është beteja për të mbyllur derën e një Bordelloje dhe për të hapur derën e një Parlamenti.

Rilindja është veçse një bordello e cila mbahet në këmbë nga taksat tona. Dhe kur e etiketoj
” bordello” nënkuptoj qoftë kuptimin e figurshëm, qoftë kuptimin konkret të kësaj fjale. Parlamenti shqiptar është reduktuar në një ngrehinë mbushur me qënie pa kurrfarë kushtetute morale dhe dinjiteti njerëzor.

Për të mbyllur derën e Bordellos dhe për të hapur derën e parlamentit, Opozitës nuk i nevojitet kurrfarë gjëje, veçse një bashkësi individësh në listën e deputetëve që të shënojë ripërtëritjen morale në këtë vend.

Unë besoj se ripërtëritja morale vjen nga emra individësh që njohin institucionet në vend, që kanë një emër në fushën që përfaqësojnë dhe mbi të gjitha që kanë një të përditshme të ngritur mbi profesionin e tyre jashtë politikës. Me pak fjalë, individë që nuk e ngrenë ekzistencën mbi praninë apo mungesën e emrit të tyre në listën e një partie. Dhe rinënvizoj faktin që mosha e pjekur është një kriter bazë për t’u ndjekur, për të identifikuar të tillë individë.

Kabineti qeveritar nuk mund të ndërtohet me senatorë gjimnazesh apo me emra anonimë që nuk i thonë asgjë askujt ose me emra të dalë nga hiçi.

Programi i një partie politike janë njerëzit e saj. Mjafton që fytyra e përfaqësisë të ketë trajtat e dinjitetit njerëzor dhe profesional dhe partia e ka shpallur tashmë programin e saj.

Është padurimisht vonë për ne si komb.

Nuk mund të luajmë më kumar me një përfaqësi të gabuar. Që të mbyllet dera e bordellos dhe të hapet dera e parlamentit, nevojitet qytetaria dhe profesionalizmi në listat e Opozitës.

Post Scriptum- Karta morale është e vetmja kartë që përmbys situatën dhe bën divorcin me të shkuarën

Elona Caslli

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s