Kategori
Uncategorized

Kur Enveri pozonte nën këmbët e Abaz Kupit dhe i rrethuar nga shtatë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, që i eliminoi…

Kjo foto e cila i përket vjeshtës së vitit 1942,  është bërë në Pezë, (mendohet të jetë e nëntorit të vitit 1942), krahas Enverit që është i ulur nën këmbët e Abaz Kupit, aty ndodhen edhe Haxhi Lleshi (në krah të djathtë të Enverit), Mustafa Gjinishi (në krah të majtë të Enverit) dhe sipër tyre në këmbë (nga e djathta e fotos), janë: Myslym Peza, Sejfulla Malëshova, Baba Faja Martaneshi, Abaz Kupi dhe Dr. Ymer Dishnica.

Të parët që u goditën nga Enver Hoxha nga shtatë personat që janë në këtë foto, ishin Dr. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, të cilët që në shtatorin e vitit 1943, pak ditë pas Konferencës së Mukjes, ai (Enveri), i quajti ‘oportunistë dhe devijatorë që kishin rënë në prehrin e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit’, pasi ata të dy kishin firmosur “Marrëveshjen e Mukjes”, gjë e cila u bë shkas që ata më pas të shpalleshin prej tij si të padëshirueshëm.

Mustafa Gjinishi, me urdhër të Enverit, u vra pas shpine më 23 gusht të vitit 1944, nën “kujdesin” e Liri Gegës, (anëtare e Byrosë Politike të PKSH-së), nga një njësit partizan i Divizionit të Parë Sulmues i komanduar nga gjeneral-major, Dali Ndreu, kurse Dr. Ymer Dishnica, (ish-sekretar politik i Partisë Komuniste Shqiptare), me bashkëshorten e tij, Flora (Gjystina) Sata Dishnica, pas mbarimit të Luftës, do të internoheshin familjarisht, fillimisht në Elbasan dhe më pas në Berat, ku ata qëndruan deri në shëmbjen e regjimit komunist në vitin 1991.

Po kështu, në atë kohë, (në vjeshtën e vitit 1943), Enveri filloi goditjen ndaj Abaz Kupit, i cili u largua nga Fronti Nacionalçlirimtar dhe krijoi “Lëvizjen e Legalitetit”, për t’u larguar më pas nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944, pasi Enver Hoxha e kishte shpallur “armik të popullit”, duke e konsideruar si “tradhëtarin më të madh” pas Mbretit Zog.

Pas Gjinisht, Dishnicës dhe Kupit, nga skena politike u zhduk Baba Faja Martaneshi, i cili mbeti i vrarë te Kryegyshata Bekatishanie në Tiranë së bashkë me Baba Fejzon, më 17 mars të vitit 1947, pasi u qëlluan me disa plumba pistolete nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Abazi, teksa me porosi të Enver Hoxhës kishin shkuar për t’ë firmosur tek ai një dokument (Statutin) që kishte hartuar qeveria shqiptare, i cili e vinte Komunitetin Bektashian, nën urdhrat dhe thundrrën e regjimit komunist.

Pas Baba Faja Martaneshit, “rradha” i erdhi Sejfulla Malëshovës, ish-ministër i Arsim-Kulturës dhe tituallar i Lidhjes së Shkrimtarëve që me themelimin e saj në 1945-ën, të cilin Enveri e spostoi nga detyrat partiake dhe shtetërore që nga viti 1946 dhe më pas e internoi në rrethin e Fierit, ku ai  vdiq në vetmi dhe mjerim të plotë më 9 qershor të vitit 1971, pasi për vite me rardhë kishte punuar si punëtor dhe magazinier duhani.

Të fundit që e pësuan nga hakmarrja apo xhelozia e c’mira e Enverit, ishin Myslym Peza dhe Haxhi Lleshi, që u lanë formalisht në detyra dhe funksione honorifike deri në fund të jetës së tyre. Myslym Peza, një nga personazhet me merita më të mëdha në Luftën Antifashiste, ndërroi jetë më 7 shkurt të të vitit 1984, (i abandonuar tërsisht nga Enveri), kurse Haxhi Lleshi, u shkarkua në vitin 1982 nga posti honorifik i Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe pas asaj periudhe, përveç disa privilegjeve si pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste, s’pati më asnjë funksion tjetër. Madje, sipas kujtimeve të sekretarit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, të bëra publike vitet e fundit, Enveri kishte urdhëruar që Haxhiu dhe Babë Myslymi, të mos shkelnin më në selinë e Komitetit Qëndror dhe as në shtëpinë e tij (Enverit), në raste festash apo përvjetorësh, siç shkonin pjesa tjetër e udhëheqjes së lartë të PPSH-së.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s