Kategori
Uncategorized

VARFERIA,KANCERI QE PO BREN SHQIPERINE.

E keqja nuk nisi tani, por direkt mbas marrjes se pushtetit, nga specialistet e mashtrimit, vjedhjes se votes, mbjelljes dhe trafikut te droges, krimit te organizuar…

Me varfërinë mbi supe shqiptarët gjithmonë në momente të ndryshme te historisë janë zhgënjyer.

Varfëria, ky kancer që për 100 vjet po i ha shqiptarët pak nga pak.

Zhgënjimi më i madh vërehet pas rënies së komunizmit që fatkeqësisht si gjithmonë zgjodhëm rrugën e gabuar dhe në vend që të punomim brenda territorit të Shqipërisë shkuam dhe përfunduam rrugëve të shteteve të pasura Evropiane.

Nga ky emigrim një pjesë e shqiptarëve u bënë kriminelë nga vështirësitë që hasën,

Duke u bazuar nga raportet e Bashkimit Evropian gjatë viteve të fundit Shqipëria vazhdimisht ka qëndruar si vëndi më i varfër në Evropë.

Pasi fitoi pavarësinë Kosova përsëri sipas raporteve të BE Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë në vëndet më të varfëra në Evropë.

Por më alarmues është fakti që gjatë 100 viteve shteti shqiptar vazhdon të jetë shteti më i varfër në Evropë. Varfëria, ky kancer që për 100 vjet po i ha shqiptarët pak nga pak. Me varfërinë mbi supe shqiptarët gjithmonë në momente të ndryshme te historisë janë zhgënjyer.

Zhgënjimi më i madh vërehet pas rënies së komunizmit që fatkeqësisht si gjithmonë zgjodhëm rrugën e gabuar dhe në vend që të punomim brenda territorit të Shqipërisë shkuam dhe përfunduam rrugëve të shteteve të pasura Evropiane.

Shumë të rinj pavarësisht se mund ta përfundonin me rezultate të mira shkollën në Shqiperi u mashtruan dhe e braktisën shkollën për të shkuar klandestinë në shtetet Evropiane.


Nga ky emigrim një pjesë e shqiptarëve u bënë kriminelë nga vështirësitë që hasën, një pjesë e shqiptarëve arritën të krijonin nje jetesë në përputhje me standartet e vëndit ku jetojnë por shumë shpejt u asimiluan dhe një pjesë e shqiptarëve arritën shumë sukses por për ngjyrat e shtetit ku emigruan dhe në këtë mënyrë nuk ka ndonjë përfitim Shqipëria.

Sot, Shqipëria në vitin 2014 vazhdon të jetë shteti më i varfër në Evropë. Varfëria dhe papunësia vazhdon të rëndojë edhe në supet e brezit të ri.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se shifrat e punësimit pësuan përkeqësim dramatik mbas vitit 2013, ku mbi 125 mijë shqiptarë humbën punën.

Sipas INSTAT, numri total i të punësuarve në ekonomi ra nga 1 milionë e 117 mijë vetë që ishte në 2012 në 992 mijë një vit më parë.
Kjo është rënia me e fortë e regjistruar ndonjëherë vitet e fundit, e cila ka nxjerrë jashtë tregut të punës më shumë se një person në çdo dhjetë veta dhe pjesa dërrmuese e tyre janë të punësuar pa pagesë në bizneset e familjes apo dhe të vetëpunësuar.

Sipas INSTAT, rënia ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë por më e thellë ka qenë në bujqësi, ndërtim dhe tregti e turizëm. Por nga ana tjetër shtresa e paktë në numër udhëheqëse shqiptare vazhdon të fyejë njëra tjetrën duke treguar se cila palë ka më shumë lek.
Deputetët shqiptarë pavarësisht se janë udhëheqsa të shtetit më të varfër në Evrope nuk mungojnë në stadiumet e ndeshjeve më të shtrenjta të Evropës. Por çfarë duhet të bëjë pjesa dërrmuese e shqipatrëve që të mos bjerë në këthetrat e varfërisë?

Ka 100 vjet që ky problem pritet të zgjidhet nga politikanët por kjo zgjidhjë nuk do të vijë kurrë. Atëherë i takon çdo individi të marrë masa për parandalimin e varfërisë. Një ndër këto masa është edukimi. Edukim i shëndoshë që në hapat e para të mësimeve është ilaçi që e shpëton çdo njeri nga varfëria. Çdo prind shqiptar duhet të kujdeset për fëmijën e tij që të marrë një edukim të shëndoshë.

Fatkeqësisht shumë prej familjeve në Shqipëri nuk interesohen për fëmijët e tyre që në hapat e para të shkollës. Edukimi i ngjason një zinxhiri i cili nëse këputet një hallkë atëherë zinxhiri ndahet në 2 pjesë. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptarëve jeton në fshatra dhe shumica e tyre nuk kanë marrë edukimin e duhur prandaj e kanë të pamundur tju shpjegojnë femijëve në mënyrën e duhur rëndësinë e edukimit.

Për këtë shkak një peshë e madhe i bie mësuesit që të kujdeset për edukimin e brezave të rinj.

Por fatkeqësisht për shkak se e kanë rrogën e ulët mësuesit nuk tregojnë interesin e duhur në edukimin e nxënsëve.

Sa keq që janë të pakët mësuesit që ndjekin hapat e ikonës së mësuesërisë shqiptare Migjeni. Migjeni atdhetari i pavdekshëm shqiptar i cili sakrifikoj jetën e tij për nxënësit. Migjeni i cili me veprat e tij la gjyrmë të pavdekshme në historinë e Shqipërisë.

Ky patriot e kuptoi mjerimin që jetonte pjesa e madhe e shqiptarëve prandaj me penën e tij luftoi kundër varfërisë. Por për fatin tonë të keq nuk pati asnjë pasardhës që të ndjekë hapat e këtij njeriu të madh. Komunizmi shkatërroi çdo ndjenjë dhe i këtheu shqiptarët në robotë të cilët nuk mendonin dhe punonin natë e ditë por pa asnje fitim.

Një peshë e rëndësishme në edukimin e brezave të rinj e kanë dhe vetë nxënësit. Sot me përparimin e teknologjisë nxënësit e kanë më të lehtë të mendojnë dhe të krahasojnë gjendjen e Shqiptarëve me të shteteve të pasura. Prandaj pavarësisht së mund të jenë në gjimnaz ata duhet të marin masa për edukimin e tyre. Duhet ti venë vetes një qëllim e të mendojnë se pas disa vitesh do të rriten dhe me kushtet që ka Shqipëria do të jetë e pamundur të bëhen të suksesshëm pa edukimin e duhur.

Nëse këta breza të rinj “ Punën e Sotme Nuk e Lenë për Nesër ” do të shkruhen në histori si brezi që i tha STOP mjerimit e varfërisë në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s