Kategori
Uncategorized

‘Fantazmat’/ Jo vetëm Ermal Ngucaj, kush janë të rinjtë që i ‘përpiu deti’ në Vlorë, historitë e të zhdukurve që familja u kërkon eshtrat

Një vit, pasi kishte lënë qelinë e burgut, Ngucaj rezulton i zhdukur dhe prej katër ditësh, familja e tij nuk ka pasur kontakt me të.

Ngjarja është bërë publike vetëm sot.

Makina dhe rrobat e Ngucajt janë gjetur në Mavrovë, duke shtuar akoma më tepër dyshime për një zhveshje dhe vrasje të tij. I riu është rrëmbyer është i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë.

Dosja e të zhdukurve të Vlorës, jo vetëm që nuk mbyllet, por vijon të ‘thithë’ brenda vetes edhe emra të tjerë, me precedent penalë. Pasditen e sotme, një tjetër person, ka humbur pa gjurmë, 40-vjeçari, Ermal Ngucaj.

Një vit, pasi kishte lënë qelinë e burgut, Ngucaj rezulton i zhdukur dhe prej katër ditësh, familja e tij nuk ka pasur kontakt me të. Ngjarja është bërë publike vetëm sot. Makina dhe rrobat e Ngucajt janë gjetur në Mavrovë, duke shtuar akoma më tepër dyshime për një zhveshje dhe vrasje të tij. I riu është rrëmbyer është i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë.

Por cilët janë personazhët që prej vitit 2016 janë zhdukur në Vlorë, për të cilët, as në ditët e sotme, nuk ka asnjë lajm?

Marjo Metushaj, skafisti vlonjat që trafikantët e drogës nuk i dhanë as ‘hakun’ e punës

Më 16 qershor 2017, në Vlorë u zhduk Marjo Metushaj. Metushaj, i cili për autoritetet lokale, njihej si një skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, përmes një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn. Familjes i kishte thënë se do të takonte një shokun e tij, për punë në Seman. Prej 3 vitesh, familja qëndron me zemrën e ngrirë që një ditë dera të hapet, dhe babai i dy djemve të kthehet… kushedi thotë i ati, ndoshta gjërat do të jenë sërish si në kohët e vjetra.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albano Xhaferri, u vra me çekiç me urdhër të Edison Harizajt, pa më shumë seç duhet…

I sapokthyer nga Belgjika, Albano Xhaferri, humbi kontaktet me familjen që prej 18 qershorit. Babai i dy fëmijëve, jetonte me gruan dhe të vegjëlit në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Në datën 2 gusht 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferin për llogari të Edison Harizajt, i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku i vrasjes dhe marrjen peng, sipas tij, ishte dijenia e Xhaferit për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, në tetor të 2017. Xhaferi sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip “Audi”. 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as Elvis Troqe…

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen…

Nga viti 2016 në Vlorë rezultojnë të zhdukur, disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det, 16 persona.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s