Kategori
Uncategorized

Berisha apel organizatave ndërkombëtare: Mbroni gazetarët e Ora News.

Denoncuan skandalin me listat, Berisha apel organizatave ndërkombëtare: Mbroni gazetarët e Ora News

“Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi sulm të ri banditesk kunder Ora News!”

Kështu e nis reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha, i cili teksa citon një punonjës të Ministrisë së Brendshme, thekson në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës, është shkarkuar administratori i emëruar Arjan Baçi dhe në vend të tij janë vendosur dy administratorë, njerëz pranë qeverisë.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale teksa dënon me ashpërsinë më të madhe veprimet, siç i cilëson ai, banditeske të Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit, Berisha iu bën thirrje organizatave ndërkombëtare të mediave të mbrojnë gazetarët e ORA News nga sulmet banditeske të Edvin Hajduti.

Po ashtu, Berisha fton presidentin e “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi të zbardhë me guxim para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar të gjithë telefonatat që ka pasur me Edvin Hajdutin për televizionin, çështje biznesi dhe çështje të tjera, pasi ato janë të regjistruara.

“Edvin Hajduti dhe Gjeneral Hashashi sulm të ri banditesk kundër Ora News! Të verbuar nga urrejtja për gazetarët, denoncimet dhe emisionet e tyre, shkarkojnë në kundërshtim me ligjin administratorin e emëruar nga gjykata Arjan Baçi.

Në shkelje të plotë të ligjit ata kanë emëruar dy administratorë vetë, duke marrë kështu kompetencat ligjore të gjykatës. Urdhëri i tyre, shkatërrimi me çdo kusht i emisioneve të Ora News dhe shndërrimit të kësaj medie në binjake të mediave të Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes, etj. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe veprimet banditeske të Edvin Hajdutit dhe gjeneral Hashashit,

ju bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të mediave të mbrojnë gazetarët e ORA News nga sulmet banditeske të Edvin Hajduti.

Unë, gjithashtu, i bëj thirrje Ylli Ndroqit të zbardhë me guxim para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar të gjithë telefonatat që ka pasur me Edvin Hajdutin për televizionin, çështje biznesi dhe çështje të tjera, pasi ato janë të regjistruara. Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital.

Mesazhi i punonjësit të Ministrisë së Brendshme:

“Përshëndetje doktor Berisha. Po të vë në dijeni për tërbimin e radhës të Edi Ramës dhe Sandër LLeshajt ndaj televizionit Ora News dhe Rtv ORA. Në datën 8 tetor në institucionin tonë është bërë një tjetër debat për këtë televizion. Drejtorit të agjencisë së pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, Artur Kala, i është tërhequr vërejtje me porosi nga sipër fare se nuk arriti të përulë gazetarët. Inatin e kishin me emisionet që nisën të plota dhe sidomos me Alfred Lelën, por dhe me emisionin “Boom” që denoncoi zhvendosjen e banorëve nga njësitë e banimit pa i vënë në dijeni. Administratorit Arjan Baçit, po me porosi të Edi Ramës, i është kërkuar të japë dorëheqjen. Ndërsa në televizion u vendosën dy administratorë të tjerë. Skandali qëndron që dy administratorët janë emëruar pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Kalas dhe të ministrit Sandër Lleshi. Anashkalimi i Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme me një vendim qarkullues të Ministrisë së Brendshme është jo vetëm tentativë për nënshtrim policor ndaj vijës editoriale të televizioneve, por edhe shmangie e përgjegjësisë juridike dhe penale ndaj dy kamikazëve të emeruar nga Lleshi, duke mos pasur një vendim të Gjykatës së Posaçme.

Kjo do të thotë se Sander Lleshi mund të emërojë administrator të televizioneve edhe një polic të thjeshtë. Qëllimi është kriminal për të mbajtur në kontroll lajmet që nxjerr Ora News, si dhe për t’i bërë presion bizneseve të mos kenë marrëdhënie reklamash me atë ekran. Gjithçka bëhet më urdhrat që jep me gojë në emër të kryeministrit, Sandër Lleshaj dhe jo me vendim gjykate, siç e kërkon ligji. Dy kamikazët administratorë të paligjshëm, janë betuar para ministrit se misionin për të gjunjëzuar ekranet e Ora News do ta çojnë deri ne fund.

Ju lutem anonim”, thuhet në mesazhin denoncues të bërë publik për mediat nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s