Paulin Marku/
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së.

Është koha për bashkim ,jo për përçarje me dashje!
Vitet kalojnë shpejt ,por kujtesa e demokratëve nuk harrohet,se cilat ishin shkaqet e humbjes në 2013.
Demokratët e ndershëm nuk kishin asnjë faj ,se ato e kanë mbështetur Patinë Demokratike në vite shumë të vështira politike, ashtu si edhe këto 7- vite shumë të vështira ,por janë zhgënjuer nga politikanë ,të cilët sot bëjnë përzgjedhjen e kandidaturave, me abuzime me pushtetin,mendjemadhësi të tepruar,anashkalim të strukturave politike,humbjen e kontakteve me votuesit ,duke u sjellur si ish- byroistët e dikurshëm.
🌕 Ata që humbën zgjedhjet në 2013, si pushtetarë dje ,të bëjnë kujdes me misionin dhe detyrën sot para demokratëve të ndershëm.
Ti japim frymë bashkimit të qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm dhe jo ndarjes e përçarjes me qëllim e vetëm për interesa personale.
Dy fjalë për kritikët e Bashës dhe admiruesit e Komisionit Vlerësimit Kandidaturave ,që në këto momente të thonë fjalën “ bashkim” dhe” mbështetje për liderin e opozitës”.
Në këto vite opozitarizmi kemi parë qëndrime të ndryshme mbi lidershipin e PDSH-së,disa me admirim e disa me kritika të vazhdueshme.
Në një vend demokratik secili ka të drejtë ,të ketë mendimet e tij,pikpamjet personale, dëshirat politike në një çështje se, si e mendojnë ato lidershipin.
Pas zgjedhjes një anëtar një votë të Z.Basha,shumë individë ,personalitete të politikës së djathtë ,pushtetit të kohës mbeten të larguar, ndoshta të pakënaqur me zgjedhjen e liderit të ri ,ndoshta kishin synime të tjera dhe kjo është normale.
Pushteti i Ramës me koalicionin pas fitores në 2013 bëri një sulm të pamëshirshëm ndaj demokratëve ,me largime nga puna ,presione politike, ndalime dhe arrestime, për një themel apo murëmbajtës , kasolle bagëtish, apo për një llampë elektrike të papaguar.
Të gjithë këto kritikë apo ish-pushtetar ,nuk merreshin me qeverinë por vetëm me lidedrshipin e opozitës, duke kritikuar çdo detaj, çdo lëvizje apo vendimmarrje politike opozitare ,ndoshta me të drejtë ose pa të drejtë .
Zgjedhjet vendore 2015 të zhvilluar në atë kohë u rriti hapsirat për të kritikuar, dhe jo për të qënë në krahun opozitar ,pastaj me kritika për çadrën e lirisë, listat e deputetëve ,pjesmarrja në qeverisje 2017,mosangazhimi në fushata, prononcimet mediatike, protestat, djegja e mandateve ,mospjesmarrje në zgjedhjet lokale 2019, drejtimi dhe mbyllja e partisë, organizimi e aktivitet të tjera politike.
Gjatë kësaj periudhe nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për komisionin e Vlerësimit të Kanditaturave, si po bëjnë përzgjedhjen ,apo ndiqen kriteret e vlerësimit ,a është kjo pritshmëria e anëtarisë se Partisë Demokratike për përzgjedhjen e tyre.
Dy janë arsyet sipas meje !
🌕 E para.
Komisioni ose i ka përfshirë në këto lista ato,apo personat që ato kanë dëshirë, pa bërë asnjë ditë opozitë reale në krah me demokratët e thjeshtë.
🌕 E dyta.
Ndoshta kanë zgjedhë të largohen nga beteja opozitare,për shkak të të qënit në pushtet 2005-2013, ku demokratët nuk harrojnë sjelljen e viteve të fundit në pushtet të tyre,si mbylljen e telefonit, punësime pa kritere politike dhe kontribuese, aferat gjatë dëtyrave që kanë kryer ,por të falura nga Rama.
Vitet kalojnë shpejt ,por kujtesa e demokratëve nuk harrohet,se cilat ishin shkaqet e humbjes në 2013.
Demokratët e ndershëm nuk kishin asnjë faj ,se ato e kanë mbështetur Patinë Demokratike në vite shumë të vështira politike, ashtu si edhe këto 7- vite shumë të vështira ,por janë zhgënjuer nga politikanë ,të cilët sot bëjnë përzgjedhjen e kandidaturave, me abuzime me pushtetin,mendjemadhësi të tepruar,anashkalim të strukturave politike,humbjen e kontakteve me votuesit ,duke u sjellur si ish- byroistët e dikurshëm.
🌕 Ata që humbën zgjedhjet në 2013, si pushtetarë dje ,të bëjnë kujdes me misionin dhe detyrën sot para demokratëve të ndershëm.
Ti japim frymë bashkimit të qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm dhe jo ndarjes e përçarjes me qëllim e vetëm për interesa personale.
Me respekt P.M
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së