Kategori
Uncategorized

PD dhe Lulzim Basha mund t’i japin Rudinës atë që nuk mundet Ambasadorja.

Kleves Bitro /

Pas investimit personal të znj.Kim me gotat ngritur gjatë një darke mes Rudina Hajdarit dhe Nisma Thurrje, u duk se janë gjetur buratinët e brezit të ri që do ndryshokan politikën shqiptare.

Fotoja publike që me interesimin e përfaqësueses diplomatike të SHBA në Tiranë doli në rrjetet sociale nxiti entusiazmin e atyre që presin më kot të zëvendësojnë elitat politike apo trashëgimtarët politikë me urdhër nga lart. Fatkeqësisht, znj.Kim ka bërë investim tek njerëzit e gabuar dhe mendimi se katapultimi i tyre në jetën politike të vendit do ketë rezultat u provua edhe si dështim i radhës.

Pazari dukej i qartë dhe i thjeshtë. E ndërsa Hajdari kalonte shkallët e Kryeministrisë pasi kishte marë përsipër të lutej ke Rama për hapjen e listave në këmbim të vendit të parë nën siglën e Nisma Thurrjes, Rama i bëri atë që di të bëjë më mirë.

Pasi e zvarriti pas vetes dhe e mashtroi në fund e la zbuluar dhe të turpëruar para kolegëve rioshë të Nismës që u kishte premtuar se do e mbaronte punën me listat që ata të kishin kartën morale për të hyrë në lojën elektorale se medemek kishin detyruar estabilishmentin të kapitullonte para forcës së tyre. Por kjo nuk mund të ndodhte dhe planet e Rudinës, Nismës dhe pse jo tërthorazi edhe të znj.Kim, u hodhën në erë nga votimi i kolegëve të Rudinës që as pyetën se doli në fotografi me ambasadoren.

Kuptohet që znj. Hajdari bllokoi foltoren dhe sa nuk shkuli flokët se nuk i dilte e keqja, por ja që Rama është ky që është dhe tani loja e deputetes së PD që dukej se mbështetej nga një shtet i madh, por me përfaqësuese modeste, ka marrë fund. Znj.Kim nuk po i gjen dot një formacion sado pak të fisshëm që ta mbajë znj Hajdari në politikë.

Ajo nuk mundi të bashkëjetojë me Murrizin. Ajo nuk mund të kandidojë vetë. Ajo nuk mundi të mbajë premtimin ndaj Nismës dhe as të gëzonte sponsorët e saj në politikë. Ka një rrugë që mund ta përdorë. Është e dhimbshme, i duhet të harrojë krenarinë e të lëpijë çfarë ka pështyrë siç thotë populli, por për momentin është e vetmja rrugë që të mbijetojë si shpresë e huaj në një vend pragmatist.

Znj Hajdari ka vetëm PD që mund t’i hapë mundësinë e riciklimit. Kuptohet nuk do jetë as e fuqishme dhe as nuk do ketë influencë. Mundësitë janë të mos e përfillin as ata më të rinjtë, por të paktën do jetë aty.

Plangprishësit janë gjithmonë të mirëpritur në një parti si ajo e idealeve të mëdha. Rudina ka një shans të hakmerret ndaj Ramës dhe mund ta bëjë duke kërkuar falje e duke bashkuar votën e saj me PD në 25 prill.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s